Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: Egjipt, arrestohen të rinjtë, kërcyen “Harlem Shake” (VIDEO)

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Egjipt, arrestohen të rinjtë, kërcyen "Harlem Shake" (VIDEO)
Feb 25th 2013, 19:14

harlemPolicia e Egjiptit ka arrestuar katër studentë, që ishin zhveshur me mbathje duke kërcyer publikisht "Harlem Shake", një kërcim që është bërë i famshëm në internet.

Studentët e farmaceutikës kanë tronditur banorët e Kajros kur nisën të bëjnë striptizëm dhe të heqin rrobat, tha një zyrtar i policisë.

Egjipti ka ligje të rrepta për aktet e turpshme.

Fqinjët kanë nisur që të sulmojnë të rinjtë, që akuzohen se kanë kryer një veprim skandaloz.

Ndërkohë online është hedhur një video që tregon të rinjtë duke kërcyer përpara piramidave "Harlem Shake".

Çmenduria për "Harlem Shake" nisi pasi një grup adoleshentësh nga Australia postuan online një video të tyre në fillim të këtij muaji, duke kërcyer.

Tendenca ka kapluar uebin, ndërkohë që një student për pak u përjashtua në Alabama të SHBA, pasi tentoi të krijonte videon më të madhe të "Harlem Shake".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment