Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta Tema: Di Kanio vjedh natën fotografitë nga ish-klubi

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Di Kanio vjedh natën fotografitë nga ish-klubi
Feb 22nd 2013, 16:55

di kanioKlubi i Suindon është detyruar të ndryshojë të gjitha bravat e dyerve në zyrat e tij, pasi ish-trajneri i skuadrës, Paolo Di Kanio, ka hyrë fshehurazi gjatë natës dhe ka hequr nga muri të gjithë fotot e tij në këtë periudhë të suksesshme për klubin.

Akti i çuditshëm i trajnerit italian është zbuluar në mëngjesin e të enjtes, ku zyrtarët e klubit kanë mbërritur në zyrat e tyre dhe kanë zbuluar se mungonin shumë fotografi. Pasi janë parë pamjet e regjistruara gjatë natës nga kamerat e sigurisë, është zbuluar se këtë veprim e kishte kryer Di Kanio bashkë me stafin e tij, pasi kishte një kopje të çelësave të zyrave të klubit. Trajneri italian dha dorëheqjen bashkë me stafin në fillimin  kësaj jave pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Meqë trajneri italian ka kaluar një periudhë shumë të suksesshme të ky klub gjatë 21 muajve në drejtimin e tij, drejtuesit e Suindon kanë vendosur të mos e raportojnë çështjen në polici dhe nuk kanë bërë kallëzim penal ndaj trajnerit italian dhe anëtarëve të stafit të tij.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment