Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: Çudia e Benitez: Zënkat me lojtarët janë normale

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Çudia e Benitez: Zënkat me lojtarët janë normale
Feb 26th 2013, 17:16

benitezRafael Benitez ka pranuar se ka pasur tension mes tij dhe lojtarëve të Çelsit gjatë stërvitjes së djeshme, por i ka cilësuar këto sjellje normale pas një humbje të tillë si ajo ndaj Mançester Sitit.

Trajneri ka konfirmuar versionin e publikuar në gazeta, ku përshkruhej se gjatë stërvitjes ai kishte kritikuar lojtarët duke i cilësuar përgjegjës për shkarkimin e shumë trajnerëve gjatë këtyre viteve, ndërsa Xhon Terri kishte reaguar shumë ashpër ndaj këtyre fjalëve.

"Ky ishte një takim normal mes lojtarëve dhe stafit teknik, që ndodh pas çdo ndeshje, ishte një bisedë normale, asgjë më shumë. Në këto mbledhje tregon zhgënjimin tënd pas humbjeve, kjo është normale. E kuptoj shqetësimin e Territ, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe ka qenë i dëmtuar gjatë kësaj periudhe", shpjegoi Benitez.

"Por e përsëris që ishte një shkëmbim i shkurtër idesh. Është thjesht bisedë skuadre pas një humbje. Kjo ishte një mbledhje me lojtarët dhe stafin teknik në fushën e lojës, është pjesë e punës tonë", ishte deklarata e tij sot, duke u munduar të minimizonte këtë incident që mendohet se ka afruar më shumë shkarkimin e mundshëm të spanjollit para se të mbyllë këtë sezon, ku ai është emëruar trajneri i përkohshëm i Çelsit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment