Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta Tema: Clarkson tërbon mbrojtësit e kafshëve me një mi të ngordhur

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Clarkson tërbon mbrojtësit e kafshëve me një mi të ngordhur
Feb 23rd 2013, 19:19

Ai njihet si tipi që ndez gjithmonë debate dhe zemëron njerëzit. Emisioni i tij është nga më të ndjekurit në botë, por Jeremy Clarkson, prezantues i Top Gear, ka tërbuar mbrojtësit e kafshëve pasi ka postuar në Twitter një foto të një miu të ngordhur.

"Për fat të keq, disa kafshë u dëmtuan gjatë provave të Top Gear në Moskë," shkroi ai nga Rusia.

Ndërsa disa fansa të tij shkruan se miu mund të jetë Richard Hammond, 43 vjeç, që e ka pseudonimin 'brejtësi', organizata për mbrojtjen e kafshëve, PETA, reagoi e zemëruar.

"Ky njeri duket i destinuar që të mbahet mend si një fëmijë i shëmtuar dhe gdhe, i mbetur akoma në fëmijëri, që i pëlqen të tallet me fatkeqësitë e dikujt që ka një formë pak të ndryshme prej tij. Në varrin e tij do të shkruhet: injorant dhe i pandjeshëm, përveç kur bie fjala për makinat," thuhet në një deklaratë të PETA.

Clarkson po ashtu ka postuar një foto të një tavoline restoranti në Rusi, ku lejohet të pish cigare, ndryshe nga sa ndodh në Angli.

"Perfeksion. Rusia është një vend i civilizuar," shkruan ai, duke tërbuar edhe grupet që kanë protestuar për ndalimin e duhanpirjes në vende publike.

jermey 1

jermey 2

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment