Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta Tema: Ç’janë këto paçavure?

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Ç'janë këto paçavure?
Feb 19th 2013, 16:54

magdalenaNga Magdalena Ramohito

"Gjithmonë dhe kudo i përkasim vetvetes
krijojmë ose gjejmë ne vetë lumturinë tonë"
Oliver Goldsmith

Secili prej nesh duhet të jetë vetvetja dhe të gjejë në të atë që ka më të mirën, më të përkorën dhe më idealen. Kjo është gjithçka kërkon njeriu që është në kërkim të lumturisë. Të gjitha burimet e jashtme si pushteti, pasuria, qejfet dhe titujt janë jashtë qendrës së tij të gravitetit, pra janë për ta burime të pasigurta subjekte të rastit, dhe që gjithmonë mund ti humbasë sapo krijohen kushte të pa volitshme.
Prandaj njerëzit e mençur të kësaj bote na kanë lënë porosi se 'njeriu është i lumtur kur i mjafton vetvetes'. Pasuria dhe pushteti nuk varen plotësisht nga ne dhe kjo për fat të keq është e pashmangshme.
Ndonjë politikan yni, i cili është cilësuar dhe kritikuar nga opinioni i gjerë publik si njeri me vese, në momentin, që humbi pushtetin politik (pavarësisht se fillimisht tentoi të provonte të kundërtën e asaj që flitej për të) për pak kohë u duk se ai ra në një boshllëk, si rezultat i pamjaftueshmërisë së vetvetes. Tip i tillë politikani ndonëse është përpjekur ti shitet publikut si kapacitet, tregoi se ka qenë veçse mediokër me një nivel të pamjaftueshëm intelektual, dhe që nuk ka pasur me çfarë ta mbushë kohën e lirë që verdikti i popullit ja dhuroi, pasi qendra e rëndesës së jetës së tij ka qenë e drejtuar nga jashtë e jo nga brenda, pra jo nga vetvetja. Në këto kushte një individ i tillë nuk mund të gjejë lumturinë veç se tek lojërat e fatit, pija alkoolike apo tek qejfe të rëndomta të cilat shpejt do ti linin vendin mërzisë, prandaj ri dalja në publik duke baltosur këdo, që i ka dalë përpara, qoftë edhe njerëz periferik që janë shprehur me ndonjë shkrim të rastit, sa për të dhënë një kontribut modest në këtë shoqëri të çoroditur ka qenë shpresa e tij e vetme dhe e fundit.
Një njeri i tillë i ngjitur në krye të piramidës fare pa merita, ja ka lejuar vetes të bëhet paçavure për të mbyllur të gjithë gojët e liga, sigurisht duke përdorur gjithë paçavuret, që vijonin në shkallën nënrenditëse të hierarkisë kur ai ishte në pushtet, përfshi edhe ata që dje i kishte "armiq" duke i bërë aleat në këtë lojë paçavuresh ku në fund fare paçavurja mbetet thjeshtë një paçavure.
Pse e them këtë?
Nisem nga fjalët e urta të popullit që këshillojnë çdo njeri të lënduar nga fyerjet apo përgojimet e të tjerëve (dhimbja është virtyt i fisnikut) duke i thënë: "Mos u bëj paçavure për të mbyllur gojët e botës, thjesht mjaftohu duke qenë vetvetja".
Dhe secili mund ta provojë me përvojën e tij se nëse ka ndjekur këtë këshillë pa dyshim është ndier i lumtur, njësoj sikur të kishte gjithë pasuritë e paçavureve.
Mirëpo paçavuret në këtë jetë sigurisht që pëlqehen reciprokisht dhe i shërbejnë njëri tjetrit duke bashkëpunuar vertikalisht dhe horizontalisht dhe sipas kushteve, të cilat ekzistojnë jashtë vullnetit tonë, në një moment ata mund të shkrihen në një të tërën, kështu i vënë nën presionin e tyre nuk je në gjendje t'i shquash mirë gjërat, ndërsa përpara syve ke paçavuren më të fundit, e cila ka shërbyer dhe shërben në fundin e shkallares së fundit të hierarkisë. Ajo e pisët ashtu siç edhe shfaqet e lodhur nga fërkimi i këmbëve të të gjithë paçavureve që kanë shkelur sipër saj duke mbartur mbi shpinë njolla të tilla të pista, saqë kur njeriu i çliruar me vullnetin e tij prej shtrëngesës së nevojës së përditshme për të mbijetuar thjeshtë për ti përkitur vetvetes arrin të zbulojë bërjen njësh të tyre kur vjen puna për tu mbajtur me thonj pas asaj që nuk u përket aspak, pas asaj gjësë që qëndron jashtë tyre pra pas pushtetit, i cili është përdorur veç për tu pasuruar, por edhe pasi kjo ka ndodhur ata nuk mund të rrinë dot me veten (edhe pse kanë gjithë kohën e lirë, e cila do të ishte fat për njerëz që e ëndërrojnë, por hallet e jetës nuk ua lejojnë këtë luks) sepse i marri nuk rri dot vetëm me marrëzinë sepse ata NUK JANË VETVETJA dhe as nuk e kuptojnë këtë gjë.
Kështu të bërë bllok, të vetmin synim kanë mbajtjen me çdo kusht të pushtetit sepse në mënyrë të pavetëdijshme duke i shërbyer njëri tjetri (edhe pse urrehen) i shërbejnë ekzistencës së tyre, sepse pa pushtet, pa qenë në qendër të vëmendjes së publikut, në mes të kamerave dhe të turmave nuk mund të ndihen të lumtur, sepse lumturia për ta e ka qendrën e rëndesës siç është thënë në fillim të shkrimit, të drejtuar nga jashtë vetes.
Këta njerëz kanë lindur të tillë, pa ideale, pa pasione, pa objeksione për jetën, tip kumarxhinjsh që i hedhin zaret e pokerit për ç'të dalë dhe janë të prirur për të manipuluar njerëz, por kur nuk ja dalin dot atëherë përdorin metoda të vjetra sa vetë njerëzimi, duke ngritur gracka dhe kur prapë s'ia dalin përdorin kërcënime dhe kur nuk ja arrijnë përdorin sharje publikisht apo duke i futur në gojën e popullit me ndihmën e paçavureve të përvuajtura nga fërkimi i këmbëve të tyre për të mbyllur gojë njerëzish, që sakrifikojnë duke mos u tërhequr mënjanë në momentin që gjithë shoqëria lëngon.
Por populli në përgjithësi i zënë me problemet e mëdha të mbijetesës nuk arrin ti njohë mirë këto njolla të kalbura tashmë të bëra njësh me pushtetin, sepse nëpër studio TV atyre u serviren argumente të stërholluara me qëllim të risjellin njërën apo tjetrën njollë të kalbur të kësaj paçavureje 22 vjeçare të pushtetit. Për momentin ata kanë përballë Kryeministrin si personin, që ka marrë përsipër gjithë pisllëkun e kësaj periudhe të ashtuquajtur tranzicioni për hir të qendrës së rëndesës së jetës së tij, që fatkeqësisht u zbulua se tenton nga jashtë, ndërsa përpiqet më kotë të përdorë fotografitë e nipërve e mbesave duke u shfaqur si happy family (familje e lumtur).
E kemi dëgjuar e parë shumë herë edhe brenda në parlament, por edhe jashtë tij të shpërfytyrohet duke zbritur në nivelin më vulgar të mundshëm, pa i rezistuar dot tundimit për tu zhveshur nga etika dhe këtu qëndron dallimi i njeriut nga kafsha për të sharë Liderin e opozitës duke na dhënë kështu një mësim të gjithëve, që as të mos guxojmë të hapim gojën sepse sharjet dhe kërcënimet na presin.
Po pse e gjithë kjo?
Sepse vulgariteti nuk mund të ndihet i lumtur kur nuk është më në mes të turmës dhe të mediave, ai nuk mund dhe nuk di se si të përdorë gjithë kohën e lirë, që është ëndrra më e madhe për të qenë i lumtur për çdo person që qendrën e rëndesës së tij e ka nga vetvetja. Të gjithë ëndërrojnë ditën e pensionit, për tu marrë me gjëra që nuk kanë pasur mundësi gjatë jetës aktive sepse në fund të fundit njeriu plaket duke mësuar dhe duke u marrë me punë që i ka pasur gjithë jetën pasion, ndërsa këta sojë njerëzish nuk e duan kohën e pensionit e urrejnë kohën e lirë sepse më së shumti mund ta përdorin me gjëra të kota dhe kotësia është e mërzitshme.
Atëherë si ta zhdukim mërzinë?- të shmangim të mos bëhemi paçavure për të mbyllur gojët kritike, të largohemi prej paçavureve të rëndomta, të përpiqemi me të gjitha forcat për të qenë vetvetja dhe të vishemi me një lëkurë të trashë në mënyrë që të mos helmohemi prej helmit të gjarpërinjve, por të ndalojmë të na hyjë në trup, e në rast se helmohemi ndopak të mundohemi me të gjitha forcat për ta nxjerrë këtë të keqe prej vetes e jo t'i qepemi gjarpërinjve…

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment