Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta Tema: Çarmatosja e “nacionalistit” Berisha

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Çarmatosja e "nacionalistit" Berisha
Feb 23rd 2013, 20:56

arben-manaj-150x1501Nga Arben Manaj

Vizita e dy përfaqësuesve mjaft të lartë të diplomacisë amerikane dhe gjermane në Shqipëri, me theks të veçantë në uljen e toneve zyrtare nacionaliste nga Tirana zyrtare, ka krijuar një problem të madh elektoral për kryeministrin dhe i ka vënë në provë kredencialet e tij të vërteta nacionaliste.

Amerikanët dhe gjermanët kanë qenë dhe mbeten bashkë me britanikët e ndonjë tjetër, mbështetësit më të mëdhenj dhe të flakte të çështjes shqiptare dhe kanë merita të padiskutueshme dhe të pamohueshme, veçanërisht në dekadat e fundit për çështjet madhore të kombit.

Pa mbështetjen e tyre, sot shqiptarët nuk do kishin dy shtete në Ballkan dhe çështja e tyre në proceset integruese nuk do kishte sponsorë të tillë kaq të fuqishëm dhe përcaktues.

Ndaj prishja e sinkronizimit mes Tiranës dhe këtyre qendrave të mëdha të vendimmarrjes ndërkombëtare për çështjet jetike të mbijetesës dhe avancimit të interesave shqiptare në Ballkan, pa harruar edhe interesat, por edhe strategjinë e tyre në këtë shah ndërkombëtar, padyshim është shqetësues dhe sikletosës për to, ndaj dhe erdhën në Tiranë për të tërhequr veshin.

Por kjo vizitë e këtyre kalibrave të lartë diplomatik rrjedhimisht ka prishur edhe planet elektorale të kryeministrit, i cili e kishte menduar kartën e nacionializmit si një nga kuajt e tij të betejës elektorale, ndoshta i shtyrë apo edhe justifikuar, por më shumë duke shfrytëzuar si pretekst protagonizmin e Aleancës Kuq e Zi.

Berisha dihet se është një njeri që ka spekuluar tërë kohës me ndjenjat e sinqerta kombëtare të shqiptarëve, edhe kur furnizonte me naftë regjimin e Millosheviçit me "Shqiponjën" e tij, naftë që u përdor nga Kasapi i Ballkanit edhe kundër shqiponjave të Kosovës, edhe kur UÇK-në e quante sajesë të UDB-së jugosllave, edhe kur Rambujenë nuk e pranonte si marrëveshje të mirë për shqiptarët, edhe pse atë e mbështeste administrata e Klintonit, apo edhe kur e ka mbushur Shqipërinë me biznese serbe.

E sërish ai ka mbështetje jo të pakët nëpër Kosovë, kur do duhet të kishte një skepticizëm dhe realizëm më të kujdesshëm nisur nga CV-ja e tij nacionaliste. Por kjo është temë tjetër, që lidhet me një nivel tjetër fatkeq arsyetimi, të cilën Berisha e njeh dhe e shfrytëzon.

Çarmatosja amerikano-gjermane e Berishës do e vërë sërish në provë atë, nëse Berisha e ka seriozisht deklamimin e tij romantiko-nacionalist, apo do bëjë një zbythje nga kjo retorike. Kjo edhe mund t'i konvenojë si e keqja më e vogël mes dy të këqijave.

Ai mund ta përdorë këtë si një pretekst për tu rikthyer ku edhe i përket, sërish përpara 28 Nëntorit të vitit të kaluar, por edhe mund ta përdorë edhe si një shenjë të luajalitetit ndaj "bubashirëve", për t'u thënë që unë jam një "zog kurvet, por jam zogu juaj i kurvës"- (He may be a son of a bitch, but he’s our son of a bitch).

Faktikisht ai është tërhequr nga shumë shpërthime dhe pasinqeritete të tjera nacionaliste, siç ishte edhe çështja e famshme e pasaportave, pikërisht edhe për shkak të të kuptuarit se tashmë e ka një këmbë në Evropë dhe nuk mund ta hedhësh vallen ndryshe nga ritmi i daulles që luhet në Bruksel, duke dëshmuar njëkohësisht sesa joserioze, diletante dhe e painstitucionalizuar është politika shqiptare kur vjen nga nivele zyrtare, dhe kjo është për të ardhur keq.

Berisha pas vizitës së Rikerit dhe Vesterveles, ka dy opsione. Ai më i pritshmi dhe logjiku është ai i tërheqjes drejt strofullës së pseudo-nacionalistit, për tli vënë kapak kësaj strofulle.

Ose të vazhdojë sërish me një oktavë më pak dhe më poshtë të njëjtin avaz, duke forcuar dëshirën edhe në qarqet perëndimore për largimin e një politikani të tillë sa më parë nga pushteti, për të shpëtuar përfaqësuesit dhe diplomatët e tyre nga udhëtime të panevojshme dhe kokëçarje të tjera, për pushtllëqe të tilla që s'ia ka njeri ngenë as në Uashington as në Bruksel.

Cilido qoftë opsioni që ai do adoptojë, më në fund dhe për herë të parë do jetë i mirëpritur.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment