Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta Tema: Berisha shkatërron Kanionin e Bënjës, i shpallur Monument Natyre

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha shkatërron Kanionin e Bënjës, i shpallur Monument Natyre
Feb 18th 2013, 17:01

plangarica

Kjo është një foto nga Kanioni i Benjes ne Dangëlli, një mrekulli e bukurisë Shqiptare. Një klient i pushtetit të Sali Berishës po shkatërron këtë mrekulli natyrore pasi ka marr leje jashtë gjithë rregullave të ndërtoj Hidrocentralin e Langarices. Kanioni është shpallur ne Vendim Qeverie Monument Natyre.

Ne baze te ligjit nr 8906 date 06.06.2002 për Zonat e Mbrojtura te ndryshuar, neni 7 pika 2 dhe neni 8 pika 5 ne një monument natyre, zbatohet shkalla e pare e mbrojtjes dhe sipas nenit 18 pika 5, monumentet e natyrës, prone publike janë te patjetërsueshme.

Ne fotot e kanionit po te zmadhohen shihet rruga e hapur si dhe një pjese te vogël betoni qe i takon urës. Shihen dhe formacionet shkëmbore qe kane gërryer gjate hapjes se rrugës. Një eksperte e BE, e cila e ka vizituar pak kohe me pare ketë zone, shprehet se " nuk duhet te ndërhyhet absolutisht. Kjo është bukuri e rralle! Ne asnjë vend te Evropës nuk do te bëhesh një vepër e tille! Ajo qe fitohet është mikroskopike me demin qe I behet kësaj mrekullie natyrore! Ujërat termale ne ketë zone, të njohura si llixhat e Bënjës,  pas ndërhyrje do te degradohen dhe do te humbasin gjithashtu.

Kryetari i Komunës së Petranit që mbulon zonën i përket Partisë Demokratike dhe nuk kundërshton dot hapur, pasi e "përjashtojnë nga "fondet' e partisë. Ai thjeshtë është kundër kur e pyet privatisht.  E gjitha kjo për një klient të Familjes Berisha. A duhet lënë të shkaterrohet ky Monument i Natyrës

B.Mane

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment