Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta Tema: Berisha: Po të doja pasuri, do qëndroja mjek, do kisha klinikën time private

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha: Po të doja pasuri, do qëndroja mjek, do kisha klinikën time private
Feb 16th 2013, 17:43

February-16-18-10-17foto3Kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga qytetarët e Lushnjës, tha se po të donte pasuri, do të kishte qëndruar mjek kardiolog.

Ai madje tha se siç bëjnë shumë mjekë, do kishte një klinikë private tani dhe do bënte para.

"Opozita sulmon dhe është në tagrin e saj të sulmojë, por tani po të them një gjë meqë jam këtu para këtyre qytetarëve. Sulmet më të pandjeshme ndaj meje, unë konsideroj sulmet e opozitës. Kundërshtaret  e mi politikë duhet ta dinë se sekreti i jetëgjatësisë sime politike qëndron para së gjithash dhe mbi të gjitha në një fakt. E kam nisur karrierën time me një apartament prej 83 m2. Gjatë 20 viteve jetoj në një apartament me 125 m2 dhe po qe se do të kisha ndjekur rrugën e parave, atë do ta kisha të hapur si të gjithë të tjerët. Isha një mjek kardiolog, do të kisha klinikën time private apo të tjera me radhë. Unë kam bërë një zgjedhje dhe i qëndroj asaj në mënyrë të pathyeshme, të hekurt. Kjo është e gjithë çështja," tha Berisha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment