Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta Tema: Berisha në Qytetin Studenti: Bijtë e Enver Hoxhës s’do marrin kurrë pushtet me dhunë

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha në Qytetin Studenti: Bijtë e Enver Hoxhës s'do marrin kurrë pushtet me dhunë
Feb 20th 2013, 18:58

berishaaaaaPas 22 vitesh, kryeministri Sali Berisha deklaroi në Qytetin Studenti se armiku kryesor është sërish komunizmi dhe bijtë e tij.

Duke folur përpara të rinjve, të mbledhur për të dëgjuar muzikë, Berisha tha se të rinjtë rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës më 20 shkurt, të cilin Berisha e krahasoi me Hitlerin.

"Dy dekada që kemi kaluar, nga 20 shkurti i vitit '91 e deri më sot, kanë qenë jo të lehta për ne. Përkundrazi, ne jemi përballur me vështirësi të mëdha, vuajtje, sakrifica, mangësi, gabime, vështirësi jo të vogla. Diktatura hoxhiste shkatërroi Shqipërinë, shkatërroi qenien e shqiptarit më shumë se sa e kishte shkatërruar atë çdo luftë, çdo pushtim, çdo epidemi a fatkeqësi natyre, në tërë historinë tonë dhe më shumë se sa në çdo vend tjetër të planetit. Ndaj dhe sot, thirrja ime për të gjithë shqiptarët, thirrja ime për të gjithë ata fatlumë e fatlume qe nuk jetuan asnjë ditë në diktaturë, është; le të mos harrojmë kurrë sakrificën e martirëve të lirisë, le të urojmë që ajo vuajtje, ajo sakrificë të na bëhet dritë në rrugën tonë drejt të ardhmes që meritojmë," tha Berisha.

Kryeministri tha se më 23 qershor shqiptarët do rrëzojnë edhe murin e bllokimit.

"Sot, pas 22 vitesh të përmbysjes së diktaturës hoxhiste, si në asnjë vend tjetër, bijtë e etërve hoxhistë, pasi pushtuan kreun e PS-së, guxuan të ndërmarrin përmbysjen me dhunë të pushtetit tuaj, të dalë nga vota e lirë. Ata gabuan dhe ne u themi edhe njëherë se, pushtet me dhunë në këtë tokë nuk do të merrni kurrë. Liria dhe mbrojtja e vlerave të saj janë pasioni ynë, janë forca e pathyeshme e Kushtetutës, e ligjeve, e institucioneve të Shqipërisë. Sot, pas 22 vitesh, ata me një verbëri të plotë politike, përdorën pushtetin që u kanë besuar zgjedhësit shqiptarë për t'u ngritur atyre, në rrugën e integrimit, murin e turpit, murin e bllokimit. Por përsëri ata gabojnë. Kësaj radhe gabojnë për të mos mundur të gabojnë kurrë më. Kësaj radhe, me votën tonë, ne do të firmosim fundin e tyre, fundin e merituar. Shqiptarët, në 23 qershor, do të votojnë për integrimin e tyre në Evropë, për liritë e të drejtat e tyre, do të votojnë për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë evropiane," tha Berisha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment