Pages

Monday, February 25, 2013

Gazeta Tema: Berisha në FB: Deputetët kanë nisur të firmosin për referendumin për tre ligjet

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha në FB: Deputetët kanë nisur të firmosin për referendumin për tre ligjet
Feb 25th 2013, 18:03

sali-berishaKryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbështetësit e tij në Facebook se deputetët kanë nisur që të mbledhin firmat për referendumin për çështjen e tre ligjeve. Berisha tha se do jetë një nga nënshkruesit e kërkesës për referendum.

"Te dashur miq! Ju falenderoj me shume mirenjohje per mbeshtetjen tuaj te fuqishme per miratimin me REFERENDUM te tre ligjeve qe kerkohen per statusin e vendit kandidat per Shqiperine nga BE dhe qe prej muajsh jane bllokuar nga z.Rama.

Sot u vendos qe keto dite te dorezohet ne KQZ, me firmen e deputeteve tane, kerkesa per thirrjen e Referendumit per miratimin e tre ligjeve te bllokuara nga z.Rama. Ky eshte nje vendim historik, me te cilin qytetaret shqiptare do te faktojne mbeshtetjen e tyre plebishitare per integrimin e vendit ne BE. Ky vendim, eshte pergjigja me e merituar e sovranit ndaj murit te bllokimit te z.Rama dhe planeve te tij per te bojkotuar Parlamentin pas humbjes se zgjedhjeve te qershorit qe vjen, qendrim qe ai mbajti pas zgjedhjeve te vitit 2009.

Referendumi eshte pergjigja me e pershtatshme ndaj njeriut qe di vetem te bllokoje, vetem te bojkotoje. Shqiperia europiane eshte misioni yne. Ne do fitojme!" shkruan Berisha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment