Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta Tema: Berisha me Riker: Mirënjohje SHBA për mbështetjen e palëkundur për paqen e stabilitetin në rajon

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha me Riker: Mirënjohje SHBA për mbështetjen e palëkundur për paqen e stabilitetin në rajon
Feb 22nd 2013, 18:08

berishaaaaaKryeministri Sali Berisha u takua me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Filip Riker, për të cilin shtroi edhe një drekë në nder të tij.

Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se u fol për zgjedhjet. Berisha kërkoi nga SHBA sa më shumë vëzhgues për këto zgjedhjet.

"Kryeministri Berisha i ripohoi z. Riker dëshirën dhe kërkesën e qeverisë shqiptare, që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e siguruar atë se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të zbatuar çdo masë në kuadër të shtetit ligjor që zgjedhjet e 23 qershorit të plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme," thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Por ajo që bie në sy është se Berisha ka falënderuar SHBA për rolin që luajnë për stabilitetin në rajon.

Pikërisht Berisha është ai që po tremb më shumë amerikanët për momentin sa i përket deklaratave të tij nacionaliste, që mund të trazojnë rajonin.

"Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, qeverisë amerikane, presidentin Obama dhe sekretarit të shtetit Kerry, për mbështetjen e palëkundur për paqen e stabilitetin e rajonit, perspektivën euroatlantike të tij dhe në veçanti për mbështetjen e paçmuar ndaj Republikës së Kosovës," thekson njoftimi i kryeministrisë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment