Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta Tema: Berisha i përgjigjet sërish Arvizusë me nënkryetarin e KLD-së: Askush nuk duhet të gjykojë vendimin për “21 janarin”

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha i përgjigjet sërish Arvizusë me nënkryetarin e KLD-së: Askush nuk duhet të gjykojë vendimin për "21 janarin"
Feb 12th 2013, 15:03

cefaÇështja e “21 janarit” nuk është mbyllur, ndërsa vazhdimi i hetimit të saj gjyqësor do t’u besohet gjyqtarëve të Apelit“.

Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, që ndryshe nga disa ditë më parë, kur sulmuoi ambasadorin Arvizu, tha  sot se nuk komenton vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës, por u shpreh se hetimi gjyqësor i saj është i destinuar të vijojë në gjykatat e shkallëve më të larta.

“Hetimi për çështjen me sa di unë, akoma nuk ka mbaruar dhe sigurisht që janë çështje, qoftë inspektimi, vepron në bazë të ligjeve të këtij vendi. Presim që drejtësia të thotë fjalën e fundit për këtë ngjarje të rëndë“, deklaroi Halimi.

Por, ka qenë nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, ai që ka bërë rolin e Halimit, duke sulmuar ata që u shprehën të tronditur nga vendimi i gjykatës. Ai kërkoi që askush të mos marrë përsipër të komentojë vendimet e gjykatave, pasi në çdo rast ligji parashikon mekanizmat e kontrollit të vendimeve.

Çdo lloj individi apo çdo lloj institucioni tjetër në këtë vend nuk ka absolutisht asnjë të drejtë ligjore të shprehet apo të gjykojë mbi përmbajtjen e një vendimi gjyqësor pa kaluar kontrollin gjyqësor, ashtu sikundër, Kushtetuta dhe ligjet organike parashikojnë. Është gjykata e shkallës më të lartë ajo që shprehet nëse një vendim i një gjykate më të ulët është ose jo i drejtë“, deklaroi Cefa, raporton “AS”.

Edhe Avokati i Popullit, sikurse ministri Halimi, tha se çështja tashmë i është besuar Gjykatës së Apelit.

Ne si Avokat i Popullit, jo vetëm në rastin e “21 janarit” por në çfarë do lloj rasti, rezervojmë të drejtën që të japim gjykime, komente apo interpretime të vendimeve të gjykatave”, deklaroi Totozani.

Krerët e tre institucioneve nënshkruan sëbashku një memorandum bashkëpunimi, synimi i të cilit ishte, denoncimi dhe ndëshkimi i çdo rasti abuzimi të funksionarëve të drejtësisë.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment