Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: Berisha e ka edhe me Marin Memën: Po e shpërdoron Rama, e degdis prapa Dajtit

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Berisha e ka edhe me Marin Memën: Po e shpërdoron Rama, e degdis prapa Dajtit
Feb 26th 2013, 18:43

drejtues PD-jeKryeministri Sali Berisha, që më merak ka të merret me opozitën se me hallet e vendit, në mbledhjen e sotme me drejtues të Partisë Demokratike në rrethe, ka sulmuar edhe gazetarin e Top Channel, Marin Mema, që është përfolur si kandidat i opozitës për deputet.

Mema, një gazetar i ri dhe i talentuar, që bën rubrikën "Shqipëria tjetër", që tregon mjerimin e vendit, është fyer nga Berisha, duke thënë se Rama e përdor atë.

"Të ardhurat janë në mbi 1300 shkolla të ndërtuara në të katër anët. z. Rama e merr dhe e degdis atë Marinin, të cilin do ta bëjë deputet, prapa Dajtit, e shkon gjen një shkollë me katër fëmijë! Po jo more zotëri! Mos e mundo dhe shpërdoro gazetarin ashtu. Hajde të të japim ne të gjithë sistemin e Ministrisë së Arsimit për shkollat dhe të të tregojmë për çdo shkollë ende të pa meremetuar.  Por kemi ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla dhe nuk duhet të trembesh nga këto. Ato që kanë mbetur do të ndërtohen. Imagjinoni ju se çfarë shpenzimesh u  sjell mediave ai. Ai e dërgon gazetarin në majë të Dajtit për një shkollë që kishte 4 fëmijë, për të thënë se ja ku janë shkollat e pa ndërtuara. Ai le të vazhdojë, por po të dojë të dije se ku janë shkollat me problematikë serioze, ia japim ne të gjitha, nuk i kemi sekret ato. Ne po i ndërtojmë dhe do t’i ndërtojmë të gjitha, gjatë dy viteve që vijnë dhe, këtë e kemi shpallur. Ne po të donim, thonim se do të ndërtojmë 30 përqind të tyre, apo 40 përqind të atyre që kanë mbetur. Por jo, ne do t’i ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha," tha Berisha.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment