Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: Barcelona pranon interesimin për Neimar

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Barcelona pranon interesimin për Neimar
Feb 26th 2013, 17:14

neimarPër herë të parë, një drejtues i Barcelonës ka pranuar zyrtarisht se katalanasit duan të blejnë brazilianin Neimar. Ishte zëvendëspresidenti sportiv, Hosep Maria Bartomeu, ai që konfirmoi në televizionin e klubit, "Barça TV", se ekzistonte një hipotezë e tillë.

"Ai është një lojtar i kërkuar nga stafi teknik i ekipit. Në momentin kur ai do të thotë se dëshiron të largohet nga Santos, Barça do të jetë gati të provojë ta blejë", ishin fjalët e Bartomeut, i cili saktësoi se Neimar ishte një futbollist që kërkohej nga gjysma e botës ndaj nuk ishte çudi që edhe Barcelona bënte pjesë mes admiruesve të tij.

Sulmuesi brazilian ka ende një kontratë deri në vitin 2014 me Santos, por mendohet se ai mund të kërkojë largimin drejt Evropës në fund të këtij sezoni, pasi ka kuptuar se nuk mund të përmirësohet më shumë në Brazil. Mendohet se mes tij dhe katalanasve ekziston një parakontratë për një marrëveshje të mundshme.

Në bilancin financiar vjetor të klubit katalanas të publikuar në fund të vitit të kaluar, ekziston një shifër prej 10 milion eurosh, e cilësuar si "parapagesë për kontratë", me vlerën totale të 40 milion eurove. Kjo shumë mendohet se është ajo që do t'i paguhet Santos për të marrë yllin brazilian, edhe pse në bilanc nuk është përcaktuar me saktësi ndaj kujt është bërë kjo pagesë prej 10 milion eurosh.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment