Pages

Wednesday, February 13, 2013

Gazeta Tema: Bamir Topi: Berisha e ka kthyer administratën në strukturë elektorale të PD-së

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Bamir Topi: Berisha e ka kthyer administratën në strukturë elektorale të PD-së
Feb 13th 2013, 15:27

bamkaKreu i FRD-së, Bamir Topi, gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj partie në Ersekë, ka akuzuar kryeministrin Berisha se e ka kthyer administratën shtetërore në një strukturë zgjedhore të PD-së.

Topi ka theksuar se politikani që merr mbështetjen e qytetarëve duhet ta rikthejë këtë besim në shpresë për ata që e votuan". Sipas tij, nuk mund të jesh kryeministër vetëm i një pjese të shqiptarëve por i të gjithë popullit.

"Qytetarët duhen respektuar e punësuar. FRD nuk është një parti më tepër, por një vlerë që buron nga politikanë me integritet", tha Topi. Slogani i FRD-së për shtetin dhe qytetarët tha ai nënkupton se politika duhet t'u sigurojë atyre mundësi punësimi dhe arsimimi", tha ai.

Ndërsa nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj deklaroi në këtë takim se anija e qeverisë së skrapit po mbytet dhe se nuk ka makiazh që ta shpëtojë nga humbja e thellë. Sipas tij, misioni i pardesyve të bardha mbaron më 23 qershor, datë e cila do të shënojë përfundimisht shkëputjen e Shqipërisë nga kthetrat e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment