Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: Babai i Natasha Kampush: Historia e saj, një gënjeshtër

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Babai i Natasha Kampush: Historia e saj, një gënjeshtër
Feb 26th 2013, 17:31

kochPak orë përpara premierës botërore të filmit "3096 ditë" që flet për jetën e austriakes Natasha Kampush, që u grabit në fëmijëri nga Volfgang Priklopil dhe u mbajt në një bodrum për tetë vite, vjen një deklaratë bombë nga babai i saj.

Ludvig Koch deklaron se gjithë historia e bodrumit është një mashtrim. Këto deklarata ai i ka bërë për gazetarin britanik Allan Hall, që ka shkruar librin "Kërkimi i babait të Natasha Kampush".

"E vërteta qëndron mes Natashës dhe meje. Ajo e ka bllokuar marrëdhënien tonë. Unë flas sepse e dua atë dhe dua që ta kthej tek unë".

Natasha Kampush nuk ka marrëdhënie të mirë me prindërit. Për babain ajo thotë se është i papjekur. Ajo shton se prindërit e saj nuk ishin gati për lindjen e saj.

Në libër ka detaje për marrëdhënien e Natashës me rrëmbyesin e saj, që fillimisht e quante kriminel, por më pas rrëzohej duke qarë mbi arkivolin e tij.

Historia komplikohet shumë, sidomos as vdekjes së detektivit që po hetonte për këtë ngjarje, dhe që dinte shumë gjëra të fshehta.

Ka pasur shpesh spekulime se ajo jetonte me dëshirën e saj tek Priklopil, madje thuhej se dilnin lirshëm dhe se ajo kishte mundësi të arratisej, por nuk e kishte bërë këtë gjë.

Fakt është që Kampush ka fituar miliona euro nga librat, intervistat dhe filmi.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment