Pages

Friday, February 15, 2013

Gazeta Tema: Arvizu në spital, nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
Arvizu në spital, nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin
Feb 15th 2013, 17:54

aleksander-arvizu3Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu ishte i pranishëm në tavolinën e rrumbullakët, mbajtur në ambientet e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë". Drejtori i Spitalit, Halim Kosova, prezantoi rezultatet e një studimi për kënaqësinë e pacientit të kryer në një periudhe dy vjeçare.

Sipas Kosovës, vlerësimi përfaqëson një hap përpara në procesin e demokratizimit të sistemit shëndetësor. Ai i ftoi pacientët të Veprojnë TANI! për të mbështetur përmirësimet në kujdesin e nënës dhe fëmijës në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë"

Gjatë prezantimit të këtij studimi, ambasadori i SHBA-ve deklaroi se pacientëve do t'ju shpërndahen pyetërosë, ku të japin përgjigje mbi cilësinë e shërbimit në spitale.

"Pyetësori do u shpërndahet grave që janë spital dhe synon marrjen e mendimit për shërbimin", tha ai, ndërsa citoi se pacientët do kenë mundësi të denoncojnë kështu aktet e mitmarrjes në spital.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Drejtor i Misionit të USAID në SHqipëri Z. Jim Barnhart, si dhe përfaqësues nga institucionet kryesore dhe organizatat profesionale: Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit, Urdhri i Mjekëve, Drejtues të Spitaleve Rajonale: Durrës, Lezhë, Korçë, Fier, Berat, Kukës.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment