Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta Tema: AK, Spahiu: Poli i tretë është krijesë e Sali Berishës

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
AK, Spahiu: Poli i tretë është krijesë e Sali Berishës
Feb 26th 2013, 17:36

ak spahiuAleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në Njësinë Bashkiake numër 10 në kryeqytet. Kreu i kësaj partia u ndal tek debati mbi krijimin e polit të tretë në politikën shqiptare.

"Tymnaja e koalicioneve është një strategji fund e krye për të manipuluar opinionin publik mbi ushtrimin e të drejtës së votës. I bëj thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë të kuptojnë qartë që në mbështetje të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, populli në fletën e votimit nuk voton koalicionet, por partitë politikë që garojnë në zgjedhje. Koalicionet janë instrument për përllogaritjen e votave pas hapjes së kutive të votimit. Debati i sajuar mbi koalicionet dhe polet e treta kërkon të shpërqendrojë vëmendjen e publikut nga kriza politike, ekonomike, institucionale dhe rritjes së nivelit të krimit në të gjithë vendin. Sa herë që rrugët e Tiranës pushtohen nga kallashnikovët, shfaqen satelitët e PD për të zhurmuar opinionin publik me idenë e koalicioneve apo poleve të tjera në politikë", deklaroi Spahiu.

Më tej Spahiu ka vijuar dukë i bërë një apel opinionit publik: "Mos u gënjeni dhe mashtroni nga pole të treta, të cilat kanë sjellë në Shqipëri modelin e trafikimit dhe tradhtisë së elektoratit. Ne denoncojmë me forcë imoralitetin e qëndrimit politik të shfaqur nga Lëvizja Socialiste për Integrim se pas zgjedhjeve do të bëhet me fituesit. Ky është një fenomen, i cili duhet asgjësuar nga politika shqiptare, pasi në emër të integrimit nuk mund të gënjehet elektorati dhe nesër të ndash me përqindje pushtetin, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. Aleanca Kuq e Zi deklaron se ndryshe nga LSI, ajo nuk do të shkojë nesër me fituesin, por do t'i fitojë zgjedhjet me të vetmin objektiv: LARGIMIN E REGJIMIT TË SHTETASIT SALI BERISHA NGA PUSHTETI, dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë shpurës së tij politike të korruptuar. Aleanca Kuq e Zi qartëson të gjithë opinionin publik se koalicioni i tradhtarëve po tenton të ndahet në dy ose tre pole, me të vetmin qëllim që të mbajë sërish në pushtet shtetasin Sali Berisha. Aleanca Kuq e Zi pozicionon qartë qëndrimin e saj politik, koalicionet ndërtohen mbi standarde dhe parime të cilat lidhen qartazi dhe ngushtësisht me rinovimin e elitës politike dhe rrëzimin e regjimit Berisha. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi ka për kriter kufizimin e mandateve politike të të gjithë drejtuesve, të cilët kanë qenë mbi dy herë deputetë, ministria, kryeministra, presidentë dhe drejtues të pushtetit vendor. Një tjetër pikë e fortë e Aleancës Kuq e Zi është parimi i ndarjes së pushtetit, ku qeveria dhe parlamenti janë të ndara dhe deputetëve nuk i lejohet që të emërohen ministra. Këto dy kritere janë themeli i rifreskimit të klasës politike".

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment