Pages

Wednesday, February 27, 2013

Gazeta Tema: 2012 – Viti i zymtë për kredinë në Shqipëri

Gazeta Tema
Gazete e perditshme shqiptare
2012 – Viti i zymtë për kredinë në Shqipëri
Feb 27th 2013, 17:40

Nga Ilir Beqja

Në vitin 2012 kreditë me probleme janë rritur me 260 milionë dollarë, vlerë kjo më e vogël se rritja në 2011 që ka qenë 370 milionë dollarë. Por, në 2012 rritja e kredive me probleme është dy herë më e madhe se rritja e vetë portofolit të kredive

gr1257

Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka publikuar të dhënat kryesore të gjendjes së sistemit bankar në datën 31 dhjetor 2012. Bie në sy që rritja e portofolit të kredive të sistemit bankar ka rritjen më të vogël në 5 vitet e fundit. Qoftë në shtesën monetare, qoftë në rritjen në përqindje. Grafiku 1 ilustron ecurinë e portofolit të kredive në periudhën 2008 – 2012.

Në boshtin e djathtë ilustrohet shtesa në milionë lekë për çdo vit, ndërsa në boshtin e majtë ilustrohet ritmi vjetor i rritjes. Siç shihet në grafik, në vitin 2012 kemi një rritje vjetore të kredisë me vetëm 2%.

Struktura e kredisë përbëhet nga 2/3 kredi e sipërmarrjes dhe 1/3 kredi e individëve. Kredia e sipërmarrjes është rritur 3%,ndërsa e individëve nuk ka njohur asnjë lloj rritje. Qoftë 2 apo qoftë 3%, rritja është krejt e pandjeshme madje shuhet qoftë nga nënçmimi i lekut, qoftë nga rritja e çmimeve të prodhimit e të konsumit. Ndërkohë që në vitin 2008, rritja vjetore ka qenë 36%. Në terma nominalë, shtesa e kredisë në vitin 2012 është 115 milionë dollarë , ndërkohë që në vitin 2008 shtesa vjetore ka qenë 1 miliard dollarë. Në atë vit, shtesa e kredisë ka qenë sa 85 % e shtesës së GDP-së. Shihet qartë se sa i keq është viti 2012 krahasuar me vitet e mëparshme.

Arsyet e frenimit të kredidhënies janë të ndryshme. Një nga arsyet është edhe vetë rritja ndoshta shumë e shpejtë në vitet 2007 – 2008. Nga viti 2006 në vitin 2008, portofoli i kredisë është dyfishuar. Rezulton se kjo rritje e shpejtë është bërë në kushtet e mungesës së vendimeve të nxituara të bankave dhe të mbikëqyrjes së pamjaftueshme të bankës qendrore.

Grafiku 2 ilustron ecurinë e kredive me probleme. Janë kreditë e vlerësuar nga si nënstandarte deri te kreditë e humbura pa asnjë shpresë kthyeshmërie. Në boshtin e majtë ilustrohet vlera e nominale e kredive me probleme në fund të çdo viti të periudhës 5- vjeçare që po analizojmë, ndërsa në boshtin e djathtë ilustrohet raporti në përqindje i kredive me probleme ndaj totalit të kredive.

Siç ilustrohet grafikisht, ritmi i rritjes së kredive me probleme ndaj portofolit të kredive është konstante për gjatë 5 viteve 2008 – 2012, por me rritje të shpejtë. Në fund të 2012, kreditë me probleme janë sa 22,5%. Thënë ndryshe, për çdo 100 lekë të dhënë kredi, 22,5 lekë janë të dyshimta, të pasigurta ose të humbura. Në fund të vitit 2008 kreditë me problem kanë qenë vetëm 6,6%. Në vlerë nominale kanë arritur në 1,3 miliardë dollarë, shumë sa 9,7% e GDP-së. Në fund të vitit 2008 kreditë me probleme kanë qenë 260 milionë dollarë. Në vitin 2012 kreditë me probleme janë rritur me 260 milionë dollarë, vlerë kjo më e vogël se rritja në 2011 që ka qenë 370 milionë dollarë. Por, në 2012 rritja e kredive me probleme është dy herë më e madhe se rritja e vetë portofolit të kredive.

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment