Pages

Wednesday, February 27, 2013

Gazeta SHQIP: Zvicër, tre të vdekur nga sulmi me armë, autori dyshohet një shqiptar nga Kosova

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Zvicër, tre të vdekur nga sulmi me armë, autori dyshohet një shqiptar nga Kosova
Feb 27th 2013, 19:50

tre te vrare ne zvicerTë paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë, në një fabrikë, pranë qytetit të Lucernës ne Zvicër.

Ngjarja ndodhi në fabrikën e përpunimit të drurit "Kronospan" në qytetin e Menznau-t. Sic shkruan gazeta "Luzerner Cajtung", mes viktimave është dhe atentatori ndërsa shtatë të tjerë u plagosën".

Sipas gazetës, të shtënat u dëgjuan rreth orës 9 të mëngjesit, në barin e fabrikës. Tre helikopterë u drejtuan në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë. Zvicra është një prej vendeve me shifrat më të larta të pronësisë së armëve në botë, por ku janë kryer shumë pak krime me armë.

Ndërkohë mediat kosovare raportojnë se autori i sulmit me armë mëngjesin e sotëm në Zvicër është një shtetas zviceran me origjinë kosovare. Gazeta Gazeta Express online thekson se Viktor (Mark) Berisham nga fshati Nec i Komunës së Gjakovës është autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së shtatë të tjerëve në fabrikën e përpunimit te drurit, “Kronospan”, në Lucern të Zvicrës.

Burime të kësaj gazete thonë se Berisha nuk është vetëvrarë, por atë e kanë vrare punëtorët, pasi Viktori kishte tentuar të vriste edhe njerëz tjerë që ndodheshin në fabrikë.

Shefi i fabrikës tha se Viktori nuk ka qenë i përfshirë më herët në ndonjë incident. “Ai ka qenë me ne për më shumë se dhjetë vjet, një njeri i qetë, nuk ka qenë i përfshirë më herët në asnjë incident”, tha CEO i “Kronospan”, Mauro Capozzo.
Ndërkohë, lajmi se autori është shqiptar nuk është konfirmuar nga policia zvicerane, që e mohon një fakt të tillë.
27 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Zvicër, tre të vdekur nga sulmi me armë, autori dyshohet një shqiptar nga Kosova burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment