Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta SHQIP: Vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, Gjykata vendos “arrest me burg” për Arben Frrokun

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, Gjykata vendos "arrest me burg" për Arben Frrokun
Feb 26th 2013, 19:47

Arben Frroku

Arben Frroku

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë pasditen e sotme masën e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë për biznesmenin Arben Frroku, si autor i dyshuar për vrasjen e Dritan Lamaj, ish-shefi i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë. Sipas akuzës ekzistojnë prova bindëse, të cilat nuk bëhen të ditura për arsye të sekretit hetimor, se Frroku është i përfshirë në vrasjen e 41-vjeçarit Lamaj. Biznesmeni Frroku, u arrestua dje në Selanik, bashkë me të nipin, Jak Jakun, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Ndërkohë i biri i Arben Frrokut, Grandi, në një deklaratë për media pretendon pafajësinë e të atit. Sipas tij policia po keqpërdor dhe po abuzon me detyrën e saj në këtë ngjarje. Ai ka deklaruar se i ati ka qenë në Laç ditën e ngjarjes, duke parë ndeshjen mes Kamzës dhe Tërbunit, pasi prej disa kohësh ishte president i skuadrës pukiane.

Më pas, siç sqarohet në deklaratë, i biri ka ardhur në ambientet e biznesit të tij, për të cilën thekson se disponohen prova të plota, mes tyre edhe filmime. Sipas tij, largimi i Frrokut drejt Selanikut ka qenë i rastësishëm dhe se po shkonte tek një i afërm.

Frroku dhe Jaku janë dyshuar nga vetë kryekomisari i vrarë, Dritan Lamaj, si autorë të kërcënimeve serioze të mëparshme, të cilët denigruan figurën e tij, duke shpërndarë fletushka, ku e cilësonin si të dhunshëm dhe të padëshirueshëm. Lamaj ka pasur konflikte për shkak të detyrës me këtë biznesmen dhe me personat me të cilët Frroku ka lidhje farefisnore. Në shtator të vitit të kaluar, 44- vjeçari Frroku ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, pasi sipas tij Lamaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Kryekomisar Dritan Lamaj u ekzekutua mbrëmjen e së dielës fare pranë shtëpisë së tij, në zonën e "Vasil Shantos". Dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri armësh automatike mbi 41-vjeçarin Lamaj, i cili është prekur nga 10 plumba. Atentatorët lëviznin me një automjet tip BMË, me ngjyrë gri dhe gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi viktimës, i cili, për nga detyra, ishte i armatosur.

26 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, Gjykata vendos "arrest me burg" për Arben Frrokun burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment