Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta SHQIP: Vrasja e Kryekomisar Adem Tahiraj, dënohen me nga 8 muaj burg dy policët që e shoqëronin

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Vrasja e Kryekomisar Adem Tahiraj, dënohen me nga 8 muaj burg dy policët që e shoqëronin
Feb 22nd 2013, 17:49

GJYKATA-DURRESGjykata e Durrësit ka dënuar me 16 muaj burg në total dy ish-policët që shoqëronin Kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj, ditën e vrasjes së tij. Kastriot Gosturani (Shabani) dhe Fatmir Hoxha janë shpallur fajtorë për shpërdorim detyre dhe dënuar me nga tetë muaj burg. Ndaj tyre është vendosur edhe ndalimi i së drejtës për të ushtruar detyrën për një periudhe tre vjeçare.

Vendimi ka lënë të pakënaqur palët, të cilat kanë vendosur të apelojnë vendimin. Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dënimin me 2.5 vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë për dy ish punonjësit e policisë, si dhe aplikimin e dënimit plotësues të ndalimit te ushtrimit të detyrës për një periudhë 3 vjeçare. Gjykata vendosi t’i dënojë me nga një vit burg secilin, por meqë të pandehurit përmes avokatëve mbrojtës patën kërkuar gjykim të shkurtuar vendimi përfundimtar ishte 8 muaj burg.

Shefi i policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, u vra pasditen e 13 shtatorit 2012 gjatë një kontrolli rutinë në Katund Sukth. Tahiraj kishte ndaluar për mungesë dokumentesh automjetin e nipit të Ilir Xhakjes, i cili ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje. Pas një minutash, Xhakja ka qëlluar 5 herë mbi Tahiraj, duke e lënë të vdekur në vend. Hoxhës i ka rënë të fikët, ndërsa Gosturani është fshehur pë t'iu shmangur plumbave dhe asnjëri nuk ka ndërhyrë për të kapur autorin që është larguar pa vështirësi nga vendngjarja dhe kapur pas negociatash me të dhe familjarët.

22 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e Kryekomisar Adem Tahiraj, dënohen me nga 8 muaj burg dy policët që e shoqëronin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment