Pages

Thursday, February 14, 2013

Gazeta SHQIP: Vlorë, konflikti për pronën, 45 vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i 11 i pallatit

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Vlorë, konflikti për pronën, 45 vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i 11 i pallatit
Feb 14th 2013, 15:31

policia e vloresNjë 45 vjeçar në Vlorë kërcënon se do të hidhet nga kati i 11 i një pallati. Sipas policisë, 45 vjeçari Skënder Musai është lyer me benzinë dhe kërcënon se do të hidhet nga kati i 11.

Shkak i këtij veprimi dyshohet se është konflikti për pronën, pas një vendimi të Bashkisë së Vlorës për prishjen e një ndërtimi pa leje, e cila është nën pronësi të këtij shtetasi dhe i është shembur gjatë ditës së sotme nga Inspektorati i Ndërtimit.

Musai nuk pranon të negociojë me policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kërkon të negociojë vetëm me prokurorinë për ta zgjidhur këtë çështje, madje ka kërkuar të takohet me vetë kryeprokurorin Adriatik Llalla për të gjetur një zgjidhje të problemit të tij.
14 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Vlorë, konflikti për pronën, 45 vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i 11 i pallatit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment