Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta SHQIP: Vexhi Muçmata, kandidat për deputet i PS-së në Kukës

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Vexhi Muçmata, kandidat për deputet i PS-së në Kukës
Feb 26th 2013, 16:52

vexhiuSkuadrës kombëtare të rilindjes, siç e quan Edi Rama ekipin socialist të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, i është bashkuar edhe ish-prokurori i Tiranës, Vexhi Muçmata.

"Sot Kukësi përfaqësohet nga individë që nuk janë në nivelin e sfidave të Qarkut të Kukësit. Fatkeqësinë që i ka rënë Kukësit si qark që të përfaqësohet sot në qeveri nga një kapter. Sot jam krenar për PS që do t'i japë Kukësit mundësinë që të votojë për një burrë të urtë, njeri fisnik, juristin Vexhi Muçmata. Nuk po çojmë në Kukës një kuksian që t'u thotë kuksianëve se sa të këqij janë disa kuksianë të veshur me pushtet, por se si mund të rilindë Kukësi", tha Rama gjatë prezantimit.

Ndërkohë Muçmata është shprehur se e ka pranuar ftesën e PS-së për t'i shërbyer të gjithë banorëve të Qarkut Kukës pa dallim partie dhe për të dhënë kontributin e tij në parlament. "E kam pranuar ftesën për të dhënë kontributin tim në parlament, për zhvillimin dhe ecurinë e proceseve demokratike, si dhe për respektimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë", tha Muçmata.

26 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Vexhi Muçmata, kandidat për deputet i PS-së në Kukës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment