Pages

Monday, February 11, 2013

Gazeta SHQIP: Vendimi për 21 Janarin, ekspertët: U shkel Konventa e OKB-së

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Vendimi për 21 Janarin, ekspertët: U shkel Konventa e OKB-së
Feb 11th 2013, 15:00

Vrasjet-e-21-janaritEkspertë shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare, njëkohësisht njohës të konventave ndërkombëtare për përdorimin e armëve nga forcat ligjzbatuese, siç është edhe Garda e Republikës, e cila u përfshi në ngjarjet e 21 janarit, i thanë Top Channel se vendimi gjykatës së Tiranës për tre të akuzuarit, që fituan pafajësi, bie ndesh me praktiken ndërkombëtare.

Ekspertët, të cilën kërkuan të flasin në kushtet e anonimatit, pohuan se gjykata e Tiranës nuk mori në konsideratë një dokument të OKB-së nënshkruar nga Republika e Shqipërisë që lidhet me "principet bazë të përdorimit të forcës dhe armëve luftarake nga agjencitë ligj-zbatuese".  Ky dokument është nënshkruar në Kongresin e Tetë të OKB-së në për parandalimin e krimeve dhe trajtimi të dënuarve.

Ja se çfarë thotë pika 9 e këtij dokumenti se kur nuk duhet të përdoren dhe përdoren armët e zjarrit nga agjencitë ligjzbatuese: "Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk duhet të  përdorin armë zjarri kundër personave, përveç rasteve për  vetëmbrojtje apo mbrojtje të të tjerëve, kundër kërcënimit të pashmangshëm për vdekje apo lëndim serioz të tyre, për të parandaluar kryerjen e një krimi të rëndë që shkakton rrezik për jetën e tyre, për të arrestuar një person që paraqet një rrezik të tillë dhe i reziston autoritetit të  tyre, ose për të parandaluar ikjen e tij apo ikjen e saj, dhe vetëm kur mjetet në dispozicion janë të pamjaftueshme për të arritur këto objektiva. Në të tilla kushte përdorimi qëllimshëm i armëve vdekjeprurëse ndoshta mund të përdoren në situata tepër strikte të pa evitueshme vetëm me qëllim mbrojtjen e jetës".

Dokumenti i OKB-së qartësisht tregon se nëse jemi përballë një situate të parashikuar në pikën 9, atëherë merr rëndësi parësore paralajmërimi se agjencitë ligjzbatuese do të përdorin armët: "Në rrethanat e parashikuara në bazë të parimit 9, zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të identifikojnë veten si të tillë dhe të japin një paralajmërim të qartë të qëllimit të tyre për të përdorur armë zjarri, me kohë të mjaftueshme për të paralajmëruar dhe për të vëzhguar. Nëse për ta bërë këtë do të vendosin padrejtësisht, atëherë zyrtarët e zbatimit të ligjit vendosin në rrezik ose do të krijojë një rrezik me pasojë vdekjen apo dëme serioze ndaj personave të tjerë, ose në të  tilla raste kjo do të sjellë  veprime qartësisht të papërshtatshme ose e pakuptimta në rrethanat e incidentit."

Analogjia me Giuliani and Gaggio v. Italisë

Ekspertët e jurisprudencës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare e quajnë si një gabim trashanik të trupit gjykues kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha, përdorimin si analogji vendimin e Strasburgut për rastin Giuliani and Gaggio v. Italisë.

Ata rendisin 5 arsye përse ky vendim nuk mund të merret për analogji me rastin e oficerëve të Gardës.

1. Karabinieri (Mario Placanica) ndodhej brenda Jeep-it i rrethuar nga një turmë e madhe demonstruesish të dhunshëm – oficerët e Gardes jo, ata ndodheshin të pozicionuar në një vend të sigurt në Kryeministri.

2. Karabinieri ishte goditur 2 herë më parë në trup (një herë me gur në kokë dhe një herë me fikëse zjarri në këmbë) – Oficerët e Gardës jo, që do të thotë se ata nuk kane vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

3. Në momentin e qitjes me armë, karabinieri do i nënshtrohej një tjetër sulmi me fikëse zjarri. Protestuesi Giuliani e kishte në dorë fikësen e zjarrit në momentin që u qëllua dhe ishte përpara kryerjes së një veprimi – Ndërsa në rastin e oficerëve të Gardës në asnjë moment nuk vërtetohet se është sulmuar në pozicionin ku ndodheshin në mënyrë që mund ti rrezikohej jeta.

4. Protestuesi Italian Giuliani ishte i veshur me maske që të mos identifikohej – 4 demonstruesit e vrarë në 21 Janar nuk vishnin maska dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm.

5. Giuliani dhe të tjerët, momentin që iu afruan makinës së karabinierëve, kishin gurë, dërrasa dhe kazma – Ndërsa 4 demonstruesit e vrarë në 21 Janar, momentin kur ata goditen nga plumbat e Gardës nuk kishin asgjë në dorë.

Vendimi për 21 Janarin, ekspertët: U shkel Konventa e OKB-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment