Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta SHQIP: Vatikani kritikon mediat: Po dezinformojnë publikun

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Vatikani kritikon mediat: Po dezinformojnë publikun
Feb 23rd 2013, 17:27

doreheqja e papesVatikani ka kritikuar mediat në lidhje me ato, që i ka quajtur një seri raportimesh shpifëse dhe të rreme të mediave para se Kuvendi i fshehtë të zgjedhë pasardhësin e Papa Benedikti XVI, duke thënë se mediat po bëjnë përpjekje për të të ndikuar në zgjedhje.

Sekretariati i shtetit i Vatikanit tha në një deklaratë të shtunën, se Kisha Katolike me shekuj ka insistuar në pavarësinë e kardinalëve për të zgjedhur Papën e tyre.

Tani, thuhet në deklaratë. "pesha e opinionit publik është vënë në lojë."

Kisha ka thënë se kardinalët i janë ekspozuar "përhapjes së lajmeve që shpesh janë të paverifikuara dhe në fakt të rreme, që i shkaktojnë dëmtime të rënda njerëzve dhe institucioneve".

Mediat italiane një ditë më parë, kanë publikuar një sërë raportesh mbi përmbajtjen e një dosjeje sekrete të përgatitur nga tre kardinalë në lidhje me burimin e rrjedhjes së dokumenteve të  Vatikanit.

23 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Vatikani kritikon mediat: Po dezinformojnë publikun burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment