Pages

Tuesday, February 26, 2013

Gazeta SHQIP: Spahiu: Poli i tretë, tymnajë për të manipuluar opinionin. LSI “gomone” për të mos u mbytur Berisha

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Spahiu: Poli i tretë, tymnajë për të manipuluar opinionin. LSI "gomone" për të mos u mbytur Berisha
Feb 26th 2013, 18:48

ZuDIS20130113080403_13011314Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në Njësinë Bashkiake numër 10 në kryeqytet. Lideri i Kuq e Zinjve, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim është ndalur tek debati mbi krijimin e polit të tretë në politikën shqiptare.

"Tymnaja e koalicioneve është një strategji fund e krye për të manipuluar opinionin publik mbi ushtrimin e të drejtës së votës. I bëj thirrje mbarë qytetarëve shqiptare të kuptojë qartë që në mbështetje të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, populli në fletën e votimit nuk voton koalicionet por partitë politikë që garojnë në zgjedhje. Koalicionet janë instrument për përllogaritjen e votave pas hapjes së kutive të votimit.

Debati i sajuar mbi koalicionet dhe polet e treta kërkon të shpërqendrojë vëmendjen e publikut nga kriza politike, ekonomike, institucionale dhe rritjes së nivelit të krimit në të gjithë vendin. Sa herë që rrugët e Tiranës pushtohen nga kallashnikovët, shfaqen satelitët e PD për të zhurmuar opinionin publik me idenë e koalicioneve apo poleve të tjera në politikë", deklaroi Spahiu.

Kreu i AK-së i ka bërë një apel të qartë opinionit publik duke kërkuar: "mos u gënjeni dhe mashtroni nga pole të treta të cilat kanë sjellë në Shqipëri modelin e trafikimit dhe tradhtisë së elektoratit. Ne denoncojmë me forcë imoralitetin e qëndrimit politik të shfaqur nga Lëvizja Socialiste për Integrim se pas zgjedhjeve do të bëhet me fituesit. Ky është një fenomen i cili duhet asgjësuar nga politika shqiptare, pasi në emër të integrimit nuk mund të gënjehet elektorati dhe nesër të ndash me përqindje pushtetin, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. Aleanca Kuq e Zi deklaron se ndryshe nga LSI, ajo nuk do të shkojë nesër me fituesin, por do t'i fitojë zgjedhjet me të vetmin objektiv: largimin e Berishës nga pushteti, dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë shpurës së tij politike të korruptuar.

26 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Spahiu: Poli i tretë, tymnajë për të manipuluar opinionin. LSI "gomone" për të mos u mbytur Berisha burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment