Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta SHQIP: Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari, policia nis hetimet

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari, policia nis hetimet
Feb 16th 2013, 16:20

skene-krimi-mos-kalo1Vritet në pritë 50-vjeçari Gjon Gjeka, i njohur si person me precedentë penal për policinë e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Ura e Thive dhe sipas policisë viktima ka qenë duke shkuar tek makina e tij kur është qëlluar me pistoletë nga një person i paidentifikuar.

Autori ka qenë duke lëvizur me një motoçikletë dhe pasi ka qëlluar në drejtim të Gjekës është larguar me shpejtësi. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se 50-vjeçari Gjeka, me banim në fshatin Bardhaj, ka qenë i përfshirë në një sërë vjedhjes të bujshme të viteve '97-'98 në qytetin e Shkodrës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe autorëve të ngjarjes.

16 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari, policia nis hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment