Pages

Sunday, February 24, 2013

Gazeta SHQIP: SHBA-ja u shpall luftë gjarpërinjve në Guam

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
SHBA-ja u shpall luftë gjarpërinjve në Guam
Feb 24th 2013, 17:59

gjarperinjteShumica e specieve vendase të zogjve janë zhdukur tashmë, për shkak të gjarprit, i cili mbërriti në xhunglën e dendur të këtij ishulli tropikal, duke udhëtuar nga Paqësori i Jugut me anijet ushtarake

Natyra

Për të neutralizuar armikun rrëshqitshëm, aviacioni do të bombardojë xhunglën me minj të helmuar

Eric Talmadge, "Associated Press"

Guam – Baza ajrore Andersen – Minj të ngordhur të lyer me ilaçe qetësuese do të hidhen nga avionët ushtarakë në xhunglën e Guamit. Kjo është receta që kanë dhënë shkencëtarët për një dhimbje koke që ka shkaktuar shumë telashe dhe varfëri në territorin e vockël amerikan përgjatë 60 viteve të fundit: bëhet fjalë për gjarprin e kaftë të pemëve.

Shumica e specieve vendase të zogjve janë zhdukur tashmë, për shkak të gjarprit, i cili mbërriti në xhunglën e dendur të këtij ishulli tropikal, duke udhëtuar nga Paqësori i Jugut me anijet ushtarake amerikane pas Luftës së Dytë Botërore. Tashmë vlerësohet se në Guam mund të gjenden deri në 2 milionë reptilë, të cilët po shkatërrojnë jetën e egër të ishullit, po pickojnë banorët dhe shpesh po shkatërrojnë rrjetin elektrik në rastet kur hyjnë nëpër kabina.

Më shumë se 4500 kilometra më tutje, zyrtarët mjedisorë në Hauai kanë pasur gjithmonë frikë se një pushtim i ngjashëm mund të prekë edhe këta ishuj dhe në këtë rast ka shumë gjasa që gjarpërinjtë nuk do të lundrojnë me anije, por me avion. Kjo mund t'i kushtojë këtij shteti, pjesë e SHBA-së, miliarda dollarë dhe shumë specie vulnerabël. Por rreziku i pushtimit do të ulet në rast se strategjia e bombardimit të Guamit do të funksionojë.

gjarperinjte guami gjarpri1 gjarpri

"Ne po e çojmë këtë çështje në një fazë të re", thotë Daniel Vice, asistent dhe drejtor i shtetit në Departamentin e Bujqësisë dhe Shërbimeve të Jetës së Egër në Hauai, Guam dhe Ishujt e Paqësorit. "Në të gjithë planetin nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë një problem kaq të madh me gjarpërinjtë sa Guami."

Gjarpërinjtë ngjyrë kafe të pemëve zakonisht janë 1 metër të gjatë, por mund të rriten deri në 3 metra. Shumica e zogjve vendas të Guamit qenë të pambrojtur përballë këtij grabitqari të natës që e ka bazën në pemë. Brenda pak dekadash pas mbërritjes së reptilit, pothuajse e gjithë popullata e zogjve u zhduk. Gjarpërinjtë ngjiten gjithashtu mbi telat e energjisë, duke shkaktuar shpesh defekte të rënda, apo hyjnë nëpër shtëpi ku pickojnë njerëzit, përfshirë edhe fëmijët. Ata përdorin helm për prenë e tyre, por ky helm nuk është vdekjeprurës për njerëzit.

Gjarpërinjtë kanë goditur edhe imazhin e Guamit si një parajsë turistike, pasi kanë shkatërruar larmishmërinë biologjike vendase, megjithëse ato shumë rrallë shihen jashtë habitatit të tyre natyror në xhungël.

Zgjidhja për këtë dhimbje koke është një kimikat i quajtur acetominofen, i cili shitet në SHBA për luftën e dhimbjeve të zakonshme në markën tregtare "Tylenol".

Strategjia merr avantazh nga dy dobësitë më të mëdha të gjarpërinjve. Ndryshe nga shumica e gjarpërinjve, ata të kaftit e pemëve janë të lumtur të hanë prenë që nuk e kanë vrarë vetë, si dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj acetominofenit, i cili është i padëmshëm për njerëzit.

Bombardimi me minj do të shënjestrojë fillimisht gjarpërinjtë pranë një baze ajrore të forcave amerikane, e cila është e rrethuar nga pyje të dendura. Por nëse dështon, gjarpërinjtë mund të përfitojnë ndonjë udhëtim jashtë ishullit për të bërë kërdinë gjetkë. Duke përdorur helikopterë, minj të sapolindur do të hidhen me dorë, një nga një.

Shkencëtarët e qeverisë e kanë perfeksionuar strategjinë e hedhjes së minjve për më shumë se një dekadë me mbështetjen e Departamentit të Mbrojtjes.

Për të mos lejuar që minjtë e ngordhur të bien në tokë, ku mund të hahen nga kafshë të tjera apo të tërheqin insekte, kërkuesit kanë zhvilluar një si tip parashute që do të bëjë që minjtë të mbeten në pemë, ku gjarpërinjtë jetojnë dhe ushqehen.

Ekspertët thonë se ndikimi mbi speciet e tjera do të jetë minimal, veçanërisht për shkak se gjarpërinjtë i kanë ngrënë sakaq zogjtë që mund të rrezikoheshin.

"Një shqetësim është që sorrat, të cilat ushqehen gjithashtu me minj, mund të dëmtoheshin", tha William Pitt, nga qendra kërkimore amerikane për jetën e egër në Hauai. "Gjithsesi, në Guam nuk ka më sorra. Ne do të vijojmë të përmirësojmë metodat për të rritur eficensën dhe për të reduktuar pasojat negative te speciet e tjera", shtoi ai.

Bombardimi me minj pritet të fillojë në prill ose maj. Shkencëtarët thonë se qëllimi i tyre nuk është të zhdukë gjarpërinjtë, por t'i kontrollojë dhe t'i përmbajë ato. Njësoj siç mbërritën në Guam, gjarpërinjtë mund të hyjnë në një anije apo në mallrat e transportuara me avion për të përfunduar në ishujt e tjerë përreth Paqësorit apo në brigjet perëndimore të SHBA-së. Frika është veçanërisht e madhe në Hauai, ku nuk ka grabitqarë që të mund të përmbajnë një popullatë gjarpërinjsh pemësh nga dominimi i të gjithë ishujve.

Zogjtë vendas në Hauai "në kuptimin e drejtpërdrejtë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë kur shohin një gjarpër duke u afruar", thotë një shkencëtar.

Një studim i vitit 2010 tregoi se mbërritja e gjarprit të pemëve në Hauai mund të shkaktojë dëme prej 600 deri në 2.4 miliardë dollarë çdo vit. Shkëputjet e energjisë elektrike mund të shkaktojnë pjesën më të madhe të dëmeve, pasuar nga rënia e mundshme e turizmit. Kostoja e mjekimit të kafshimit të gjarpërinjve ishte kostoja më e vogël e mundshme.

Këta gjarpërinj janë aktivë në Australi dhe në Papua Guineja e Re, por Guami është shumë më pranë Hauait dhe popullata e gjarpërinjve këtu është shumë më e dendur

Zyrtarët mjedisorë në Hauai kanë pasur gjithmonë frikë se një pushtim i ngjashëm mund të prekë edhe këta ishuj dhe në këtë rast ka shumë gjasa që gjarpërinjtë nuk do të lundrojnë me anije, por me avion

Një studim i vitit 2010 tregoi se mbërritja e gjarprit të pemëve në Hauai mund të shkaktojë dëme prej 600 deri në 2.4 miliardë dollarë çdo vit. Shkëputjet e energjisë elektrike mund të shkaktojnë pjesën më të madhe të dëmeve

SHBA-ja u shpall luftë gjarpërinjve në Guam burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment