Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta SHQIP: Sfida e fundit e maratonomakut 101-vjeçar

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Sfida e fundit e maratonomakut 101-vjeçar
Feb 23rd 2013, 19:26

maratona e funditMaratonomaku më i vjetër në botë, plot 101 vjeç do të zhvillojë të dielën, në Hong Kong garën e tij të fundit. Ai është një qytetar britanik me origjinë indiane që quhet Fauja Singh por që të gjithë e thërrasin 'uragani me çallmë', për shkak të çallmës që mban gjithmonë në kokë si shenjë identifikuese e përkatësisë sikh.

I moshuari filloi të merrte pjesë në maratona fare rastësisht në moshën 89 vjeçare, kur gruaja dhe fëmijët e tij kishin vdekur dhe ai përpiqej të hiqte mendjen duke u marrë me sport. Që nga ajo kohë Singh ka marrë pjesë në plot 9 maratona ndërkombëtare.

Singh që do të mbushë 102 vjeç në prill, ka deklaruar se maratona e së dielës do të jetë e fundit për të, pasi siç shprehet, pak për shkak të sëmundjes, pak për shkak të moshës e ndjen se konkurrenca bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të.
23 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Sfida e fundit e maratonomakut 101-vjeçar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment