Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta SHQIP: Rrufeja mbi Shën Pjetër pas dorëheqjes së Papës, sinjal mbitokësor?

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rrufeja mbi Shën Pjetër pas dorëheqjes së Papës, sinjal mbitokësor?
Feb 12th 2013, 16:36

rrufeja mboi kupolen e shen [jetrit

Ditën që Papa Benedikti XVI lajmëroi dorëheqjen e tij nga Papati, bazilika e Shën Pjetrit u godit nga një rrufe.
Fotoja e kapur nga fotografi i agjencisë Ansa, Alessandro Di Meo është me të vërtetë mbresëlënëse dhe shumë simbolike në të njëjtën kohë. Brenda pak minutash fotoja spektakolare bëri xhiron e botës duke përfunduar në faqet online të gazetave më të mëdha italiane e atyre britanike.

Disa e interpretuan si një sinjal nga lart, disa të tjerë si një koincidencë shumë të rrallë, por ka edhe nga tata që kanë dyshuar për vërtetësinë e saj dhe thonë se bëhet fjalë për një foto të sajuar me fotoshop, gjë që është mohuar kategorikisht nga fotografi që e realizoi, i cili shpjegon se ishte shumë e rastësishme mënyra se si kishte arritur të fiksonte atë moment.

"Ishte duke ardhur një stuhi, – shpjegon Dio Meo, – unë isha thjesht në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Foto me rrufe që bien në vende të ndryshme ka pasur gjithmonë, nuk e kuptoj polemikën", – thotë fotografi.

Gjithsesi, edhe pse Papa dha arsye personale që lidhen me moshën e vjetër dhe mungesën e shëndetit që e shtynë të jepte dorëheqjen nga detyra e shenjtë, spekulimet lidhur me arsyen e vërtetë të dorëheqjes së Papës janë nga më të ndryshmet, përfshi edhe ato që flasin për ndonjë gjë shumë të rëndë, përballë së cilës Papa ka pasur vetëm alternativën e dorëheqjes, e para në llojin e vet pas 600 vjetësh.
12 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Rrufeja mbi Shën Pjetër pas dorëheqjes së Papës, sinjal mbitokësor? burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment