Pages

Wednesday, February 13, 2013

Gazeta SHQIP: Rita Ora: S’kam kohë për seksin e kundërt, Cara Delevingne është gruaja ime

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rita Ora: S'kam kohë për seksin e kundërt, Cara Delevingne është gruaja ime
Feb 13th 2013, 15:58

rita ora dhe cara 1Rita Ora, këngëtarja e talentuar kosovare, karriera e së cilës po njeh suksese të pandalshme kohët e fundit, mund të jetë vërtetë objekt fantazie për shumë meshkuj, por në një intervistë për britaniken 'The Sun', biondja bukuroshe ka rrëfyer se ajo nuk ka kohë për meshkujt, pasi i ka sytë vetëm tek 'gruaja' e saj, modelja biseksuale Cara Delevingne.

Dy vajzat bukuroshe janë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëra tjetrës kohëve të fundit dhe sipas Ritës, dashuria e saj për Cara është shumë e madhe.

"Ajo është zyrtarisht e imja, është e paprekshme për të tjerët. Tashmë e kam hequr nga 'tregu'. Ne jemi si bashkëshorte me njëra tjetrën. Ajo është gjysma ime, njësoj sikur të ishim të martuara", ka rrëfyer Rita për 'The Sun'.

Pak kohë më parë, 22 vjeçarja kosovare u nda nga i dashuri i saj, Rob Kardashian, por ajo ka qenë e lidhur edhe me fituesin e X-Factor në Britani, James Arthur, me yllin e 'One Direction' Harry Styles, reperin Drake apo këngëtarin e njohur Bruno Mars.

rita ora dhe cara 2
13 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Rita Ora: S'kam kohë për seksin e kundërt, Cara Delevingne është gruaja ime burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment