Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta SHQIP: Reeker: Siguroni zgjedhjet, vazhdoni rolin konstruktiv në rajon. Berisha: Dërgoni sa më shumë vëzhgues

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Reeker: Siguroni zgjedhjet, vazhdoni rolin konstruktiv në rajon. Berisha: Dërgoni sa më shumë vëzhgues
Feb 22nd 2013, 14:11

berisha me reekerZëvendës/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker zhvilloi të premten një tur të rëndësishëm takimesh me drejtuesit dhe politikanët më të lartë shqiptarë.

Vizita e zotit Reeker në Tiranë vjen në një kohë kur Departamenti amerikan i Shtetit i ka tërhequr vëmendjen qeverisë shqiptare për retorikën nacionaliste, që konsiderohen të dëmshme për stabilitetin e rajonit. Por në asnjë prej njoftimeve zyrtare nuk thuhet që temë e bisedimeve të kenë qenë ky shqetësim. Zyra e kryeministrit thotë se: “takimi mes zotit Berisha dhe zyrtarit të lartë amerikan u zhvillua në një atmosferë shumë të hapur dhe miqësore. Takimi, që ka zgjatur për më shumë se dy orë, u  zhvillua në formën e një dreke pune, të cilën kryeministri Berisha duket se e ka shfrytëzuar për të theksuar se Shqipëria sheh tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatin e saj strategjik".

Në njoftim thuhet se zoti Reeker i ripohoi kryeministrit Berisha, se SHBA do të vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqipërinë dhe rajonin, përfshirë edhe përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian.

Ashtu siç pritej, temë e bisedës kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Kryeministri Berisha theksoi se, realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Në këtë kuadër, ai nënvizoi masat e marra nga administrata zgjedhore për rritjen e ndjeshme të shpejtësisë dhe transparencës në votim dhe numërim. Kryeministri Berisha i ripohoi z. Reeker dëshirën dhe kërkesën e qeverisë shqiptare,që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e siguruar atë se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të zbatuar çdo masë në kuadër të shtetit ligjor që zgjedhjet e 23 qershorit të plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme", thuhet në njoftim.

Philip Reeker zhvilloi një takim pasdreke edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Për takimin, që zgjati rreth një orë, nuk ka një njoftim zyrtar nga zyra e Partisë Socialiste, por besohet se temat e diskutimit mes Philip Reeker dhe Edi Ramës nuk duhet të kenë qenë shumë të ndryshme nga ato të diskutuara me kryeministrin Sali Berisha.

Më herët Reeker u takua edhe me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti. Sipas njoftimit të shkurtër të Ministrisë së Jashtme shqiptare, thuhet se në takimin e zyrtarit të lartë amerikan dhe shefit të diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, "u theksua rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor".

Njoftimi thotë se "të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes tyre si anëtare të NATO-s".

22 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Reeker: Siguroni zgjedhjet, vazhdoni rolin konstruktiv në rajon. Berisha: Dërgoni sa më shumë vëzhgues burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment