Pages

Wednesday, February 20, 2013

Gazeta SHQIP: Rama takon europarlamentarin Hannes Swoboda: Europa s’do tolerojë prekjen e votës

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rama takon europarlamentarin Hannes Swoboda: Europa s'do tolerojë prekjen e votës
Feb 20th 2013, 17:01

edi rama per shendetesineKryesocialisti Edi Rama është takuar sot në Bruksel me kryetarin e grupit europarlamentar socialist Hannes Swoboda, me të cilën është diskutuar për mbrojtjen ndërkombëtare të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit.

"Hannes tha qartë se Sali Berisha ka bllokuar Shqipërinë e integrimin dhe duhet të ikë. Europa s'do tolerojë prekjen e votës", ka thënë Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter. Kreu i PS-së ka deklaruar më tej se ndërkombëtarët po tregojnë vëmendjen maksimale për Shqipërinë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Beteja jonë 4 vjet për mosvjedhjen e votës ka rritur në maksimum vëmendjen ndërkombëtare. Këtë herë do jetë ndryshe!" ka shkruar Rama.

Më tej kreu i opozitës ka paralajmëruar se po planifikohet edhe një konsultë finale e programit për Rilindje me një superskuadër ekonomistësh.

20 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama takon europarlamentarin Hannes Swoboda: Europa s'do tolerojë prekjen e votës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment