Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta SHQIP: Rama: Reforma në sistemin shëndetësor do të jetë radikale, sistemi aktual, i falimentuar

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Rama: Reforma në sistemin shëndetësor do të jetë radikale, sistemi aktual, i falimentuar
Feb 12th 2013, 17:40

EDI-RAMA-Kryetari i Partisë Socialiste ka drejtuar pasditen e së martës tryezën për shëndetësinë dhe gratë, ku ka kritikuar sistemin aktual shëndetësor, që sipas tij ka falimentuar dhe ka promovuar skemën e opozitës për këtë sektor jetik.

"Sistemi aktual i shëndetësisë ka falimentuar. Sistemi i kontributeve nuk është i përshtatshëm për vendin, në kushtet aktuale ekonomike e sociale. Sistemi i kontributeve arrin të kompensojë vetëm 7% të shpenzimeve për shëndetësinë", ka deklaruar Rama.

Duke nënvizuar se, shumica e shqiptarëve e marrin kujdesin shëndetësor me lekë në dorë, Rama ka vlerësuar se rruga që ofron opozita ndryshon rrënjësisht nga ajo e qeverisë.

"Për qeverinë shëndetësia është mall që duhet të blihet, ndërse për ne ajo është një e mirë publike, që duhet të financohet. Janë dy rrugë tërësisht të ndryshme që njerëzit duhet të zgjedhin për të ardhmen. Njëra rrugë thotë: Po nuk pate lekë mos u sëmur; dhe tjetra thotë: Ne kujdesemi edhe për ata që s'kanë lekë", ka thënë Rama.

"Skema e financimit të mos bazohet tek sigurimi, por tek parimi që shëndeti është një e mirë publike për të cilën garant mund të bëhet shteti. Që do të thotë se ne do ta blejmë shërbimin dhe do t'ua ofrojmë të gjithë atyre që kanë nevojë, duke ndërtuar një institucion të ri të bazuar në parimin Kujdes Shëndetësor Universal", ka saktësuar kreu i PS, i cili ka pranuar se procesi i transformimit nuk do të jetë i lehtë.

"Nuk është një sfidë e lehtë, nuk mjafton vetëm vullneti, është sfida e sfidave, por duhet të fillojnë të krijohen kushtet për kujdesin e shqiptarëve. Do të jetë një reformë radikale", ka shtuar Rama.
12 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Reforma në sistemin shëndetësor do të jetë radikale, sistemi aktual, i falimentuar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment