Pages

Sunday, February 24, 2013

Gazeta SHQIP: Proteza e syve bëhet realitet

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Proteza e syve bëhet realitet
Feb 24th 2013, 19:01

MK-CA939_EYE2_G_20130214175000Bioteknologjia sfidon sëmundjen e verbërisë. Bëhet i mundur impianti retinal, që kthen shikimin te personat e verbër

Shkencë

Miratohet pajisja për trajtimin e verbërisë

A kanë krijuar shkencëtarët më në fund të shumëpriturin "syrin bioteknologjik"? Kërkimet për të krijuar një protezë retinale, e cila do t'u jepte të verbërve mundësinë të shihnin sërish, ka qenë një sfidë për shkencën e sotme. Për herë të parë në histori është aprovuar projekti "Argus II" për syrin bioteknologjik, një protezë retinale që mund të përdoret për të kuruar verbërinë e plotë. Kjo risi është sjellë nga Kompania Mjekësore e Mundësisë së Dytë për Shikim, SSMP. Administrata për ushqimin dhe drogën e ka miratuar "Argus II", i cili shpërndan stimulime elektrike në retinë, për të nxitur shikimin tek individët që vuajnë nga verbëria. Pigmentoza e retinës është një verbëri e trashëguar, e cila shkaktohet nga përzierja e pigmenteve brenda retinës. Ajo shkatërron qelizat e indeve të pasme të syrit, në pjesën përgjegjëse për procesin e dritës. Sëmundja shkakton humbjen e ngadaltë të shikimit derisa nuk shihet më asgjë. Rreth 100 000 persona e kanë këtë sëmundje në SHBA, ndërsa në Shqipëri mendohet ta kenë 11 843 persona. "Argus II" është i pranishëm edhe në Europë, ndonëse kjo pajisje nuk mund ta kthejë shikimin plotësisht, ajo mund ta përmirësojë shikimin tek individët që nuk shohin fare. Robert Grinberg, drejtor i kompanisë që ka prodhuar pajisjen, shprehet se proteza retinale është një hap i madh përpara për shkencën dhe për pacientët që do të përfitojnë prej saj. Deri më tani nuk kishte asnjë trajtim të mundshëm për të verbrit. Pajisja punon duke u bërë bajpas qelizave të dëmtuara që përpunojnë dritën. Kamerat e montuara te syzet filmojnë informacionin vizual në formën e dritës; të dhënat transmetohen nëpërmjet valëve në impiant, që u jep shkas elektrodave në mikroprocesor të nxisin pikselët e dritës në retinë. Ky informacion i dërgohet trurit dhe ky e procedon si një imazh të zakonshëm.

MK-CA939_EYE2_G_20130214175000 transhumanism - bionic eye - how bionic eyes work - blind - retinitis pigmentosa - camera PJ-BM245_LAB_G_20130128185405 MK-CA938_EYES_G_20130214180336 bionic_eye

Impianti "Argus II", i prodhuar në Kaliforni, mendohet që të shpërndahet deri në fund të këtij viti në të gjitha klinikat mjekësore në Amerikë. Deri më tani, proteza retinore e lejon përdoruesin të shohë bardhezi, në mënyrë që të dallojë qartë formën dhe kontrastin e sendit. Shkencëtarët shpresojnë që të arrijnë shumë shpejt ta krijojnë pajisjen edhe me ngjyra. Dr. Mark Humain shprehet se shumë pacientë mund ta përdorin protezën bioteknologjike të syve edhe në aktivitetin e përditshëm, për të lexuar shkronja të mëdha, për të lokalizuar sendet dhe për më shumë shpresohet se hapat e parë të kësaj shpikjeje të arrijnë deri aty sa t'i ndihmojnë pacientët plotësisht. Shkencëtarët thonë se projektimi i syrit bioteknologjik ka qenë një sfidë e vërtetë, për vetë faktin se krijimi i kësaj pajisjeje ka qenë ndryshe nga impianti i dëgjimit. Kjo, për shkak se informacioni pamor është dydimensional dhe prej anatomisë së ndërlikuar të syrit. Ka akoma edhe më shumë sfida mbi teknologjinë e protezës së syve. Shkencëtarët po studiojnë mënyrat e mundshme sesi të fusin më shumë elektroda në mikroçipin e pajisjes për të bërë të mundur një cilësi më të mirë të shikimit për "Argus II". Shikimi i zakonshëm bazohet në më shumë se njëqind milionë receptorë ndijorë të dritës në secilin sy. Që prej vitit 1991, mjekët dhe bioteknologët janë përpjekur nëpërmjet eksperimenteve të shumta, të zbulojnë pajisjen revolucionare, që do të bëjë të mundur kthimin e shikimit te pacientët e sëmurë. Dr. Grinberg shprehet se që prej fundit të shekullit XX njerëzit kanë ëndërruar që proteza e syve të ishte një realitet dhe, mesa duket, u deshën mbi 20 vjet që inxhinierët e mjekësisë të afroheshin mjaftueshëm me suksesin e krijimit të pajisjes. Prej vitit 1998, shkencëtarët e kompanisë për mundësinë e dytë të shikimit, kanë eksperimentuar krijimin e impianteve të shumta të retinës me 16 elektroda. Edhe me një numër kaq të vogël elektrodash pacientët shpreheshin se arrinin ta shikonin formën e imazhit, në qoftë se ata e lëviznin kokën pak prapa, duke bërë kështu të mundur shikimin e qartë të mjedisit. Këto kohë kompania e ka përpunuar pajisjen dhe ka bërë të mundur shtimin e numrit të elektrodave deri në 60 prej tyre. Operacioni për instalimin e impiantit të ri të shikimit zgjat 2 orë. Për pacientët që kanë pritur gjithë jetën t'u kthehet shikimi, dy orët e domosdoshme duket se kalojnë shumë shpejt.

Aprovohet projekti "Argus II", për herë të parë i mundur syri bioteknologjik, një protezë retinale që mund të përdoret për të kuruar verbërinë e plotë

Pigmentoza e retinës është sëmundja e verbërisë së trashëguar, e cila shkaktohet nga përzierja e pigmenteve brenda retinës. Rreth 100 000 persona e kanë këtë sëmundje në SHBA, ndërsa në Shqipëri mendohet ta kenë 11 843 persona

Proteza retinore e lejon përdoruesin të shohë bardhezi, në mënyrë që të dallojë qartë formën dhe kontrastin e sendit. Shkencëtarët shpresojnë së shpejti ta bëjnë të mundur edhe me ngjyra

Proteza e syve bëhet realitet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment