Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta SHQIP: Prishtinë, kontrabanduan emigrantë në SHBA si “Delegacion Qeveritar”, katër zyrtarë nën hetim

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Prishtinë, kontrabanduan emigrantë në SHBA si "Delegacion Qeveritar", katër zyrtarë nën hetim
Feb 22nd 2013, 17:03

Januz Kastrati (djathtas) gjatë një ceremonie me kryeministrin Thaçi, ish-presidentin Sejdiu dhe ministrin Besim Beqaj | Foto: mti-ks.org

Januz Kastrati (djathtas) gjatë një ceremonie me kryeministrin Thaçi, ish-presidentin Sejdiu dhe ministrin Besim Beqaj | Foto: mti-ks.org

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ngritur të premten aktakuzë kundër të pandehurve Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha për veprën penale "Kontrabandim me migrantë" nga neni 170 i  Kodit Penal të Kosovës, si dhe kundër të pandehurit Januz Kastrati, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për veprën penale "Shpërdorim i detyrës zyrtare" nga neni 339 i Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Shaban Kilaj, Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha, gjatë  vitit 2010 – 2011, janë marr me kontrabandim të emigrantëve.  I pandehuri Shaban Kilaj ka siguruar ftesa për udhëtime zyrtare në SHBA, në krye me zyrtarë të lartë qeveritarë, në të cilat ftesa ishin të përfshirë edhe personat, të cilët nuk ishin zyrtarë të qeverisë.

Të pandehurit Xhavit Krasniqi dhe Burim Hoxha kanë dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesa për nota verbale, duke i paraqitur këta persona si zyrtarë të qeverisë, kinse anëtarë të delegacioneve. Pas lëshimit të notave verbale i pandehuri Shaban Kilaj ka arritur që të sigurojë viza zyrtare në Ambasadën e SHBA-së në Shkup për gjithsej nëntë persona, të cilët më pas kanë emigruar në SHBA.

Sipas aktakuzës, ish zëvendësministri Januz Kastrati ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, ngase ka kërkuar nga asistenti i tij, i pandehuri Burim Hoxha, që ta procedojë ftesën për udhëtim zyrtarë në SHBA edhe pse e ka ditur se dy persona, të përfshirë në ftesë si anëtarë të delegacionit, nuk ishin fare zyrtarë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të pandehurve Shaban Kilaj dhe Xhavit Krasniqi t'iu vazhdohet paraburgimi, si dhe të gjithë të pandehurit t'i shpallë fajtorë dhe t'i dënojë për kryerjen e veprave penale, për të cilat ngarkohen.

Marrë nga: gazetajnk.com

Prishtinë, kontrabanduan emigrantë në SHBA si "Delegacion Qeveritar", katër zyrtarë nën hetim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment