Pages

Thursday, February 21, 2013

Gazeta SHQIP: Peshkopi, zihen në kazino, plagosen me armë dy të rinj

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Peshkopi, zihen në kazino, plagosen me armë dy të rinj
Feb 21st 2013, 16:17

Peshkopi nga lart 1Një grindje banale që ka degjeneruar për përdorimin e armëve, për pak u ka marrë jetën dy të rinjve nga Peshkopia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit, në një lokal lojërash fati. Sipas burimeve policore tre të rinj janë grindur mes njëri- tjetrit për motive të dobëta.

Në një moment njëri prej tyre, Isuf Meta, ka qëlluar me armë duke lënë të plagosur shtetasit Çlirim Sallai dhe Florian Përgjegji. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Peshkopisë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore, kanë dalë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici. Kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

21 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Peshkopi, zihen në kazino, plagosen me armë dy të rinj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment