Pages

Tuesday, February 19, 2013

Gazeta SHQIP: Përfundon pa marrëveshje takimi Thaçi-Daçiç,bisedimet vazhdojnë të mërkurën

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Përfundon pa marrëveshje takimi Thaçi-Daçiç,bisedimet vazhdojnë të mërkurën
Feb 19th 2013, 16:52

thaci-dacicTakimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç ka përfunduar rreth orës 17:00 dhe sipas burimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Raundi i pestë i dialogut Kosovës-Serbi, në nivel kryeministrash do të vazhdojë edhe të mërkurën, dhe në fund të këtij dialogu shpresohet të ketë ndonjë përfundim, përkatësisht marrëveshje.

Takimit të sotshëm Thaçi–Daçiç, si në të gjitha takimet paraprake, i paraprinë disa takime të dy kryeministrave me diplomatë evropianë dhe amerikanë.

Në takim ka qenë e pranishme edhe shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton.

Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

19 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Përfundon pa marrëveshje takimi Thaçi-Daçiç,bisedimet vazhdojnë të mërkurën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment