Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta SHQIP: PDS, Milo: Opozita e vetmja alternativë, qeveria nuk ka më ç’të ofrojë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
PDS, Milo: Opozita e vetmja alternativë, qeveria nuk ka më ç'të ofrojë
Feb 23rd 2013, 14:00

paskal miloKryetari i Demokracisë Sociale Paskal Milo deklaroi në një aktiv të kësaj partie në Tiranë se opozita është alternativë e vetme për të shpëtuar Shqipërinë.

Ai tha se 8 vitet e qeverisjes se Kryeministrit Sali Berisha e kanë mbërthyer vendin në korrupsion, ndaj kërkoi votat e shqiptarëve në 23 qershor.

“Ju themi të gjithë shqiptarëve, në emër të Demokracisë Sociale, arsyet bindëse pse ata duhet të votojnë për Demokracinë Sociale, pse ata duhet të votojnë për koalicionin opozitar. Në radhë të parë është konsumimi deri në degjenerim i qeverisjes së mazhorancës aktuale. Të gjithë treguesit ekonomikë dhe socialë kanë rënë dhe ju e dini shumë mire që kanë rënë, në kundërshtim me gjithçka çdo ditë Kryeministri Berisha apo edhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë t’u mbushin mendjen shqiptarëve me përrallat e La Fontenit. Shqipëria për fat të keq, ky vend me korrupsionin nga më të lartat në botë, ku krimi është sheshit, ku çdo ditë dëgjojmë jo një, jo dy, por nga 10 vrasje që vetëm opozita është alternativa e shpëtimit të Shqipërisë”, tha Milo.
23 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

PDS, Milo: Opozita e vetmja alternativë, qeveria nuk ka më ç'të ofrojë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment