Pages

Saturday, February 23, 2013

Gazeta SHQIP: PD: Konventa Kombëtare parodi, legjitimoi asgjësimin e PS dhe themelimin e partisë “Rama”

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
PD: Konventa Kombëtare parodi, legjitimoi asgjësimin e PS dhe themelimin e partisë "Rama"
Feb 23rd 2013, 17:04

laura vorpsi 1Partia Demokratikë ka reaguar ditën e sotme pas mbylljes së konventës dyditore të PS, duke e cilësuar atë si një parodi të vërtetë që legjitimoi asgjësimin e plotë të PS dhe themelimin e një partie të re "një amalgamë e pinjollëve të bllokut Hoxhist me 99shat dhe Rama me mjaftin e tij".

"Prej dy ditësh Partia Socialiste e Shqipërisë kundërshtarja tradicionale 20 vjecare e Partise Demokratike në të gjitha betejat elektorale kaloi në ilegalitet por tashmë jo në male apo budrume, por ajo u ndrydh në botën virtuale apo atë të facebook-ut për të mos dalë dot më prej saj.

Personazhet që recitonin programin e partisë Rama i cili për mashtrimet dhe trillimet mund të quhej programi i Nastradinit, drejtoheshin nga nënkryetari Erion Velia njeriu që pasi ndërtoi vila familjare me paratë e Mjaftit,  vodhi kompjuterin e financave të kësaj organizate për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tij nga Olta Xhaçka apo Miss Gjallica e Mjaftit  dhe nga Ilir Beqja që me baxhanakun e "shokut Rama" ndanë qindra milionë lek të taksapaguesve  të Tiranës për çka, dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese ju hoq mandati i deputetit. Partia Demokratike shpreh keqardhje që për herë të parë pas 20 vjetesh, në betejen elektorale të 23 Qershorit, nuk do të ketë përballë opozitën e vërtetë socialiste", thuhet në deklaratën e PD.

"Në zgjedhjet e 23 qershorit së bashku do ti rezervojmë "partisë Rama" apo partisë së Re të një grupi të vogël të pinjollëve  të bllokut, 99-shave dhe Mjaftucëve të z.Rama fatin që i rezervuam  G99-tës në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Por duke e lënë të majtën shqiptare të merret me vetveten dhe duke mos hyrë në punët e brendshme të partive të tjera,  Partia Demokratike duke uruar z.Rama për Partinë e re shpreh vullnetin e plotë se është e gatshme dhe e hapur  të bashkëpunojë me "Partinë e re Rama", për te krijuar infrastrukturën dhe klimën më të mire parazgjedhore në mënyrë që shqiptarët me 23 qershor 2013  të kenë zgjedhjet më të mira në historinë e Shqipërisë.
Ne jemi të bindur se ky bashkëpunim dhe kjo klimë mirëkuptimi me Partine e re Rama mund të bëhet realitet në të mirë të Shqiptarëve, pasi për hir të së vërtetës, kjo nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunuar me këtë parti thuhet më tej në deklaratën e PD.

23 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

PD: Konventa Kombëtare parodi, legjitimoi asgjësimin e PS dhe themelimin e partisë "Rama" burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment