Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta SHQIP: Olseni trillon histori me “të fejuarën” për të fshehur sekretin

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Olseni trillon histori me "të fejuarën" për të fshehur sekretin
Feb 28th 2013, 17:55

olseni dhe anaidiBanorët vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë në grupe. Olseni dhe Anaidi shkojnë afër pishinës për të biseduar. Në bisedë e sipër Anaidi e pyet për të fejuarën dhe Olseni fillon të trillojë një histori që duhet ta thotë patjetër për të dalë nga situata, në mënyrë që Anaidi të mos dyshojë se ka të bëjë me sekretin e tij.

Ai thotë se të atin e të fejuarës e ka mik shumë të mirë dhe se para se të fejohej ka shkuar vetëm në shtëpinë e tyre për t'i kërkuar dorën vajzës, e pas gjashtë muajsh kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin. Ai thotë se e fejuara është nga Saranda dhe është 23 vjeçe.
Anaidi e pyet nëse e fejuara ka qenë dakord që ai të hyjë në Big Brother dhe Olseni thotë se asnjëri nga të dy nuk e ka parë ndonjëherë Big Brother dhe se ajo nuk ka mundësi ta shikojë për kohë të gjatë, pasi punon si përgjegjëse në një firmë dhe puna e kushtëzon.

Olseni tregon se ka pasur një vështirësi shëndetësore në momentin që ka njohur të fejuarën e tij dhe thotë se ajo i ka qëndruar afër, gjë që e ka bërë të afrohen më tepër. Olseni tregon se është shumë i lirshëm në lidhjen e tij me të fejuarën dhe se kanë krijuar një marrëdhënie shumë të hapur.

28 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Olseni trillon histori me "të fejuarën" për të fshehur sekretin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment