Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta SHQIP: Mikroorganizmat që jetojnë në simbiozë me njeriun, 10 herë më shumë se numri i qelizave

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Mikroorganizmat që jetojnë në simbiozë me njeriun, 10 herë më shumë se numri i qelizave
Feb 28th 2013, 20:03

bakteretNumri i mikroorganizmave që jetojnë në simbiozë me trupin e njeriut është më i madh se numri i qelizave të tij. Edhe pse nuk ka një shifër të saktë, mendohet se raporti ësht¡ 10 mikroorganizma për një qelizë njerëzore.

Këto mikroorganizma, më së shumti baktere, por edhe disa lloje kërpudhash, ushqehen me substanca të lëshuara nga organizmi i njeriu dhe shpesh prodhojnë vitamina të nevojshme për metabolizmin,

Organet më të banuara nga mikroorganizmat janë zorrët, goja, zona urogjenitale, lëkura, hunda dhe fyti.

Mes 400 llojeve të ndryshme të mikroorganizmave që bashkëjetojnë me njeriun, kërthiza është pjesa që 'fton' më tepër lloje bakteresh, të cilat përveçse prodhojnë vitamina (veçanërisht biotinën dhe vitaminën K) përmirësojnë proceset tretëse të sheqernave dhe yndyrnave, duke favorizuar përthithjen e mikropërbërësve të rëndësishëm si kalcium, magnez dhe hekur.

Prania e tyre, gjithashtu parandalon pushtimin nga bakteret e dëmshme të mureve të zorrëve, duke na mbrojtur nga infeksionet.
28 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Mikroorganizmat që jetojnë në simbiozë me njeriun, 10 herë më shumë se numri i qelizave burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment