Pages

Saturday, February 16, 2013

Gazeta SHQIP: Meteori në Rusi, Zhirinovsky: Nuk ishte meteor, amerikanët po testonin një armë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Meteori në Rusi, Zhirinovsky: Nuk ishte meteor, amerikanët po testonin një armë
Feb 16th 2013, 17:49

zhirinovsky_0Një politikan rus pretendon se meteori që goditi dje Rusinë, në fakt ishte një test armësh nga Amerika. Vladimir Zhirinovsky, lider i Partisë Liberal Demokrate, të ekstremit të djathtë, tha se ajo që ndodhi ishte një akt provokacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Këto nuk janë meteoritë duke rënë, por janë amerikanët duke provuar një armë të re", ka thënë Zhirinovsky.

Kjo nuk është hera e parë që ekstremisti i djathtë bën deklarata të çuditshme. Kështu në vitin 2006 ai tha se duhet të armatosen të gjithë rusët, për të vrarë zogjtë migratorë, në mënyrë që të luftohet gripi i shpendëve.

Autoritetet thonë se meteori goditi atmosferën e Tokës me një fuqi të barabartë me 30 bomba atomike si ajo që shkatërroi Hiroshimën. Më shumë se 1200 njerëz u plagosën dhe 4 mijë godinave iu thyen xhamat.

16 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

Meteori në Rusi, Zhirinovsky: Nuk ishte meteor, amerikanët po testonin një armë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment