Pages

Monday, February 18, 2013

Gazeta SHQIP: Meta në Elbasan: Patriotizmi i vërtetë shqiptar, integrimi evropian i Shqipërisë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Meta në Elbasan: Patriotizmi i vërtetë shqiptar, integrimi evropian i Shqipërisë
Feb 18th 2013, 16:50

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, bëri thirrje nga Elbasani që vëmendja e klasës politike të përqendrohet tek problemet reale të shqiptarëve dhe të lënë pas retorikat nacionaliste. Sipas Metës patriotizmi i vërtetë është integrimi evropian i Shqipërisë.

"Në garën e sotme për të konsumuar sa e sa retorika boshe nacionaliste ne u themi të gjithëve se patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën. Se patriotizmi më i mirë, se shërbimi më i mirë që i bëjmë Shqipërisë, dinjitetit të saj dhe mbarë kombit tonë është të punojmë realisht dhe konkretisht për integrimin evropian të Shqipërisë. Vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e çdo shqiptari dhe shqiptareje, jo vetëm në Elbasan, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku janë në emigracion. Vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Preshevë e kudo qoftë. Shqipëria duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjithë shqiptarët në rajon.

Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë shembulli më i mirë për të gjithë rajonin i politikës së bashkëpunimit e të integrimit. Kombi më i copëtuar dhe më fatkeq nga Lufta e Ftohtë dhe nga 'perdja e hekurt' ishte kombi ynë. Kombi më fatlum nga era e re e integrimeve evropiane dhe euroatlantike është kombi ynë. Prandaj të ecim në drejtimin e duhur, të ecim më shpejt", ka thënë Meta.

Duke vlerësuar rrugën Tiranë-Elbasan, e cila është duke u përfunduar, si një arritje të jashtëzakonshme, kreu i LSI theksoi  se të rinjtë dhe qytetarët e Elbasanit meritojnë një të ardhme më të mirë. "Është një arritje e jashtëzakonshme sepse rrëzohet një pengesë e jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, për rritjen e punësimit në këtë qytet, ku ende papunësia mbetet një plagë serioze. Të rinjtë e Elbasanit meritojnë një të ardhme e cila u siguron vende të qëndrueshme dhe cilësore të punës, për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Elbasan, në qytetin e të parëve të tyre, në qytetin që ka me çfarë të krenohet, nga historia, nga kultura dhe nga e kaluara", vijoi Meta.

18 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Meta në Elbasan: Patriotizmi i vërtetë shqiptar, integrimi evropian i Shqipërisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment