Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta SHQIP: MB, Olli: Rama i kishte premtuar Arben Frrokut se do ta bënte deputet

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
MB, Olli: Rama i kishte premtuar Arben Frrokut se do ta bënte deputet
Feb 28th 2013, 17:13

leonard olli MBMinistria e Brendshme nëpërmjet zëdhënësit të saj Leonard Olli, reagoi ditën e sotme ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se ka njohje personale me Arben Frrokun, të dyshuar si autor i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj, madje se i kishte premtuar që do ta bënte deputet.

"Ndërsa të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit janë angazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, Rama dhe rilindësit e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë duke derdhur lot krokodili, për të ndjerin kryekomisar Lamajn, që në dhjetëra raste e kishin cilësuar si bandit.

Rama u shfaq sërish para publikut në mbrojtje së policisë së shtetit, por në fakt a nuk ishit ju zoti  Rama që dërguat kasnecin Tahiri për të organizuar protesta kundër punës dhe detyrës së kryekomisar Lamajt në Kombinat? A nuk ishit ju që e dërguat atë në mbrojtje të të akuzuarit? A nuk ishte Tahiri yt që jepte konferenca pa fund për shtyp duke akuzuar shefin e komisariatit si bandit dhe kriminel? Zoti Rama sqaro opinionin publik përse vetëm dy javë më parë ju e takuat të dyshuarin Frroku dhe i premtuat se do ta bënit deputet? Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj i dyshuari shkoi në Shkodër dhe filloi hapjen e zyrave elektorale? Zoti Rama, sqaro qytetarët shqiptarë përse pas takimit tuaj me të dyshuarin Tahiri ka darkuar dhe biseduar në një lokal nga ora 20:30 deri në ora 02:30 të mëngjesit dhe se për çfarë është biseduar në atë darkë të stërgjatë? Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani pikërisht në mes të procesit hetimor? Përse nuk u pohon shqiptarëve se qëllimi yt i vërtetë është prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit?", thuhet në deklaratën e Ollit.

Më tej Olli theksoi se qëllimi i vërtetë i kreut të opozitës është të pengojë hetimin, gjë të cilës sipas tij nuk do ta arrijë dot, pasi policia e shtetit është e vendosur në detyrën e saj për ta luftuar krimin në çfarëdo forme që ai shfaqet.

"Zoti Rama, ki kurajën të pranosh para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6 në Kombinat, i zgjedhuri yt është ortak në biznese me të dyshuarin. Pranoje dhe ti sikundër e pranon Tahiri faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe aty organizonte fushatën politike. Edhe ky rast me gjithë përpjekjet e tua të pafundme lidhjet e tua dhe të kupolës tënde me krimin, një fakt të cilin nuk mund ta fshihni dot më. Përpjekjet e tua megjithëse ogurzeza do të dështojnë.

Policia e Shtetit është e vendosur që me çfarëdo kosto dhe çfarëdo çmimi të përballet me krimin, ta godasë dhe ta mposhtë atë në çfarëdo forme që ai shfaqet. Në këtë betejë ajo do të triumfojë dhe do të  ketë gjithmonë mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë", përfundon deklarata e zëdhënësit të MB.

28 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

MB, Olli: Rama i kishte premtuar Arben Frrokut se do ta bënte deputet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment