Pages

Friday, February 22, 2013

Gazeta SHQIP: Levan, vrau vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndëri ther veten me thikë

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Levan, vrau vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndëri ther veten me thikë
Feb 22nd 2013, 13:50

skene krimiPreferon t'i japë fund jetës duke mos pranuar të dorëzohet në duart e policisë 57-vjeçari Riza Latifi, i cili një javë më parë vrau çiftin e bashkëshortëve Rexhep dhe Vasilika Muço dhe plagosi ish-gruan e tij, Ëngjëllushe Muço. Latifi ishte shpallur në kërkim policor që prej mëngjesit të 16 shkurtit kur kreu ngjarjen e trefishtë në lagjen "1 Maji" të Kuçovës.

Pas marrjes së një sinjalizimi, policia ka shkuar në shtëpinë e tij në Levan të Fierit dhe ka rrethuar zonën. Fillimisht Latifi nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për tu dorëzuar dhe pas disa minutash, policia ka ndërhyrë duke hapur dyert e banesës. 57-vjeçari është gjetur i pajetë mes një pellgu gjaku në një nga dhomat e shtëpisë. Nga verifikimet paraprake është konkluduar se ai ka prerë fytin me një thikë buke.

Policia ka dërguar trupin e pajetë në morg, ndërkohë që po punohet për dokumentin e plotë të ngjarjes. Fqinjët kanë deklaruar se Riza Latifi nuk ishte person problematik dhe se nuk kishin dijeni se ai ishte fshehur këto ditë në banesën e tij.

Mëngjesin e datës 16 Shkurt, Riza Latifi vrau me armë zjarri vjehrrin si dhe ka plagosur rëndë bashkëshorten dhe vjehrrën e tij, e cila ka humbur jetën në spital nga plagët e marra. Shkak për ngjarjen është bërë divorci me Engjëllushen, vajzën e çiftit të vrarë, e cila prej disa kohësh ishte kthyer në vatrën prindërore.

16 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Levan, vrau vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndëri ther veten me thikë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment