Pages

Thursday, February 14, 2013

Gazeta SHQIP: Kush ishte modelja Reeva Steenkamp, që u vra nga i fejuari i saj?

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Kush ishte modelja Reeva Steenkamp, që u vra nga i fejuari i saj?
Feb 14th 2013, 17:52

reevareeva 1

Reeva Steenkamp, modelja e vrarë nga i fejuari i saj, atleti paraolimpik, Oscar Pistorius ishte shumë e njohur si protagoniste e kopertinës së revistës afrikano-jugore FHM dhe si imazh i firmë së produkteve kozmetike Avon. Lidhja e saj me kampionin paraolimpik kishte nisur pak kohë më parë.

reeva 2

E cilësuar si një ndër 100 femrat më të bukura në botë, e lidhur me atletin më të suksesshëm në vend, karriera e saj kishte arritur kulmin, por fatkeqësisht jeta e Steenkamp u ndërpre në një moshë shumë të re, ajo ishte vetëm 30 vjeçe.

reeva 3

Duket se një surprizë që ajo kishte menduar t'i bënte të fejuarit për Shën Valentin përfundoi tragjikisht, pasi kishte hyrë në 4 të mëngjesit në shtëpinë e atletit dhe ky i fundit, sipas dëshmisë së dhënë prej tij, e vrau pasi kujtoi se ishte një hajdut. Megjithatë, policia e ka arrestuar zyrtarisht me akuzën e vrasjes, duke mos e besuar versionin e dhënë nga Pistorius.

reeva 4

Një ditë më parë, 30 vjeçarja kishte shkruar një status në faqen e saj në rrjetin social Twiiter, ku i pyeste miqtë e saj se çfarë kishin vendosur të bënin për të dashurit e tyre ditën e Shën Valentinit, ditë që për të u mbyll tragjikisht.

14 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Kush ishte modelja Reeva Steenkamp, që u vra nga i fejuari i saj? burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment