Pages

Tuesday, February 12, 2013

Gazeta SHQIP: Koreja e Veriut kryen testin e tretë dhe më të madh bërthamor

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Koreja e Veriut kryen testin e tretë dhe më të madh bërthamor
Feb 12th 2013, 17:04

testi berthamor, koreTelevizioni shtetëror i Koresë se Veriut njoftoi të martën se është kryer me sukses testi bërthamor, i treti dhe më i madhi, deri më tani në këtë vend.
Në njoftim thuhet se prova përfshinte një pajisje miniaturë, që kishte një forcë më të madhe shpërthyese sesa provat e mëparshme të kryera nga Veriu.

Agjencitë Sizmologjike raportuan të martën për një tërmet në Korenë e Veriut, me shkallë prej 5.0.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se besonte që Veriu kishte kryer një test që përfshin një pajisje bërthamore me një eksploziv midis gjashtë dhe shtatë kilotonësh.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, i cili ka dënuar këtë test bërthamor dhe ka lënë kuptohet se Koreja e Veriut do të ketë pasoja nga shkelja e rezolutave së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara 1718, 1874 dhe 2087.

12 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Koreja e Veriut kryen testin e tretë dhe më të madh bërthamor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment