Pages

Thursday, February 28, 2013

Gazeta SHQIP: Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PD kërkesën për referendum për tre ligjet e BE-së

Gazeta SHQIP
...e përditshme e pavarur
Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PD kërkesën për referendum për tre ligjet e BE-së
Feb 28th 2013, 18:49

komisioni i ligjeve pa opzitenKomisioni parlamentar i Ligjeve miratoi nismën e deputetëve të PD për referendumit për miratimin e tre ligjeve të kërkuar nga ana e BE-së. Në mbledhjen e sotme të komisionit të ligjeve gjatë orëve të pasdites nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e opozitës, por kjo nuk i ka penguar deputet e PD të miratonin me unanimitet kërkesën për referendum.
Kreu i komisionit të ligjve, Ilir Rusmali e cilësoi këtë nismë si shumë të rëndësishme dhe si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.
"Të nderuar kolegë, besoj se unë mbledh vullnetin unanim të anëtarëve të komisionit të ligjeve prezentë në këtë mbledhje për të miratuar kërkesën dhe projekt-vendimin që e shoqëron atë dhe për t'i kërkuar Kuvendit që ta miratojë në seancën e ditës së hënë me qëllim që të vijojë procedura kushtetuese për trajtimin e kësaj çështjeje. Kështu që e konsiderojmë çështjen në unanimitet nga të gjithë kolegët pjesëmarrës", theksoi Rusmali.

Ndërkaq, në emër të opozitës, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj e cilësoi këtë një shkelje të plotë të rregullores pasi deputetët e opozitës ishin lajmëruar në minutën fundit për mbledhjen. Sipas tij, referendumi nuk mund të zhvillohet këtë vit, pasi kjo gjë është antikushtetuese.

"Kjo mbledhje u organizua në shkelje të rregullores së Kuvendit,  me një njoftim blic, brenda ditës së sotme me materiale të papërgatitura ende dhe kryesorja në momentin kur ne ishim në seancë plenare. Nuk mund të zhvillohet referendum brenda këtij viti, konform kushtetutës dhe ligjit për referendume. Nuk ka referendum gjatë vitit 2013, nuk mund të ketë referendum edhe në thelb, edhe nga pikëpamja formale. Është thjesht një hipokrizi e Sali Berishës", – u shpreh Xhafaj.
Vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha e lajmëroi votimin e nismë së PD për këtë referendum disa ditë më parë, duke bërë të ditur se kishte nisur mbledhja e firmave nga ana e deputetëve, listë të cilën do ta printe ai vetë.
28 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PD kërkesën për referendum për tre ligjet e BE-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions

0 comments:

Post a Comment